Shaip Kamberi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Lokale

Shaip Kamberi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

03.Sep.2018 10:35
0
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollorë me anë të një shkrimi në faqën e tij zyrtare në facebook.

 "Të dashur nxënës,

Fillimi i vitit të ri shkollor, për nxënësit e klasave të ndryshme, simbolizon vazhdimin e formimit tonë si shoqëri e edukuar mirë, ndërsa për fillestarët fillimin e një epoke krejtësisht të re në jetën e tyre.

E di, edhe këtë vitë do të përballeni me probleme të ndryshme.

Vazhdimi i mungesave të teksteve shkollore dhe moszgjidhja e këtij problemi do të vështirësoj procesin tuaj edukativo-arsimorë.

Ju, në mungesë të teksteve, nuk do ta keni lehtë.

Nuk e kemi lehtë as ne që me betejat tona të ndryshme politike, edhe pas shumë premtimeve nga Tirana dhe Prishtina, nuk po arrijmë që me qeveritë diskriminuese të Beogradit, t'ju sigurojmë arsim të barabart me moshatarët tuaj në vend.

Kjo nuk duhet dhe nuk guxon të na zmbrapsë.

As juve që ju takon e ardhmja jonë e përbashkët dhe as neve që sigurimin e një të ardhme më të mirë për ju e kemi obligim.

Ne duhet bashkarishtë të vazhdojmë betejat tona për zgjidhjen e problemeve që na preokupojnë, ndërsa ju, me ndihmën e mësimdhësëve tuaj duhet të vazhdoni të edukoheni dhe avanconi dijën dhe përvojën dhe të ruani me xhelozi dashurinë për këtë vend.

Mungesa e imponuar e teksteve shkollore nuk duhet të pegojë kreativitetin e mësimdhënësve tuaj për t'ju ofruar mësim sa më cilësor, prandaj edhe inkurajoj të gjithë arsimtarët dhe profesorët që detyrën e tyre të shenjtë ta kryejnë me nderë dhe përkushtim të madh.

Urime fillimi i vitit të ri shkollorë." shjkruan Kryetari i komunsë së Bujanocit Shaip Kamberi.

Maqedonia dhe Serbia me pikë të përbashkët doganore në Preshevë (video)
Nagip Arifi: nxënësit janë shpresë për të tashmën dhe të ardhmën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration