Pas 400 vitesh Posta Daneze vendos të mos dërgojë më letra
Shërbimi postar i Danimarkës nuk do të dërgojë më letra duke filluar prej datës 30 Dhjetor duke i dhënë fund një tradite mëse 400-vjeçare.
Pasi njoftoi vendimin për të mos dërguar më letra posta në fillim të këtij viti, PostNord, themeluar në 2009-ën si një shkrirje e shërbimeve postare të Suedisë dhe Danimarkës, tha se do të shkurton 1,500 vende pune në Darnimarkë dhe të hiqte 1,500 kuti të kuqe postare me dixhitalizimin në rritje të shoqërisë Daneze.
Duke e përshkruar Danimarkën si një prej vendeve më të dixhitalizuara në botë, kompania tha se kërkesa për letra ka rënë në mënyrë drastike ndërsa shitblerja online po vijon të rritet. Këto mes shumë arsyeve të tjera kanë shtyrë kompaninë drejt vendimit për tu përqendruar tek dërgesat e produkteve.
Në vetëm tre orë mbi 1000 kuti postare të hequra janë shitur këtë muaj me një çmim prej rreth 300 dollarësh for ato në gjendje të mirë edhe 250 dollarësh për ato që janë më të konsumuara.
PostNord tha se do të ofronte rimbursim për pullat postare të pa përdorura. Qytetarët Danezë do të mund të vijojnë dërgimin e letrave duke përdorur kompaninë Dao e cila do të zgjerojë shërbimet në 2026.
Shërbimi postar Danez ka qenë institucioni përgjegjës për dërgesën e letrave që prej vitit të largët 1624. Në 25 vitet e fundit është vënë re një rënie me 90 përqind e dërgesave të letrave.
Megjithatë kohët e fundit është vënë re një rritje e interesit për shkrimin e letrave në moshat e reja. Në një hulumtim të DAO u gjet se të rinj e moshave 18-34-vjeç dërgojnë 2-3 herë më shumë letra sesa grupmoshat e tjera. Sipas ligjit Danez, opsioni për të dërguar letra duhet të ekzistojë. Edhe nëse Dao si sipërmarrje private vendos të tërhiqet nga kjo veprimtari, qeveria Daneze ka detyrimin ligjor ti ngarkojë dikujt tjetër.
