Rumania ndërton një rrugë që nuk të dërgon askund
Atraktive

Rumania ndërton një rrugë që nuk të dërgon askund

11.Nov.2019 08:38
0

Qytetarët e qytetit Piatra Neamt të Rumanisë janë vënë në lajthitje nga një rrugë e re, e cila nuk të dërgon askund. 

Rruga 200 metra e gjatë, e cila ka kushtuar 100 mijë euro, përfundon në fushë.

Kryetari i Piatra Neamtit ka thënë se kjo rrugë është pjesë e planit të modernizimit të kësaj zone, transmeton Koha.net.

Ka pasur protesta të shumta në këtë shtet për mungesë të autostradave e infrastrukturës.

Gjatë marsit të këtij viti, trafiku në Bukuresht ishte bllokuar pasi shumë shoferë fikën veturat e tyre për 15 minuta për tu bashkuar në protestën e quajtur “Romania dëshiron autostrada #sieu [#metoo].

Kjo kampanjë ishte iniciuar nga biznesmeni Stefan Mandacho, i cili kishte mobilizuar një grup prej 17 burrash për të ndërtuar një metër autostradë në qytetin e Suceava për një ditë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration