Lokale
		                        		                        Qeveria Rama do të kujdeset për studentët dhe investimet në Luginë
		                        
		                        
		                        Kryetari i komunës  së Preshevës Ragmi Mustafa  është takuar të mërkurën me  ministren e sapo emëruar të  Arsimit në Shqipëri znj.Lindita Nikolla. Takimi ka qenë frytdhënës , pasi ministrja është zotuar se do të rrisë kuotat për studentët e Luginës, ndërsa qeveria Rama do të jetë aktive dhe prezente edhe me investime në Luginë.
Kryetari i Komunës së Preshevës  Ragmi Mustafa është takuar të mërkurën në Tiranë me  ministren e sapo emëruar të  Arsimit znj.Lindita Nikolla.
Gjatë takimit një orësh kryetari Mustafa i ka përcjell problemet e shqipëtarëve në Luginë të Preshevës rreth arsimimit të lartë në gjuhën shqipe.
Sipas kryetarit Mustafa biseda ka qenë e fokusuar sidomos në regjistrimin e studentëve për këtë vit akademik në universitetin e Tiranës por edhe në universitetet tjera të Republikës së Shqipërisë, raporton TV Presheva.
Kryetari i Preshevës dhe  ministrja e arsimit gjithashtu kanë biseduar edhe për tabelën  e hartuar nga qeveria Berisha ,në të cilën janë paraparë drejtimet dhe universitetet ku mund të studiojnë studentët e Luginës.
Por duke pasur parasysh se këtë vit ka studentë që  kanë aplikuar në drejtime të cilat nuk figurojnë në tabelë , ministra e arsimit  është zotuar se do të mbështes Luginen pa rezervë, duke shpreh gatishmërinë  që të  gjitha kuotat e pashfrytëzuara të trojeve (Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi), pas verifikimit në fakultete  t'i jepen Luginës së Preshevës.
Ministra e arsimit gjithashtu, ka potencuar  mbështetjen e plotë të kryemnistrit Edi Rama mbi kujdesin që duhet ti bëhet Luginës, si dhe mundësinë e shqyrtimit dhe korrektimit të vendimit të Këshillit të Ministrave, lidhur me shpërndarjen e kuotave për studentët.
Edhe kryetari Mustafa pret që qeveria Socialiste  të jetë prezentë me investime në Luginë, duke qenë i bindur se qeveria Rama do të përmbushë premtimet e bërë gjatë vizitës në Preshevë.
Mustafa pas vizitës në Tiranë ka udhëtuar drejt shteteve të bashkuara të Amerikës, ku  si i ftua nderi do të marrë pjesë në Gala mbrëmjen e 17 vjetorit të Këshillit Nacional Shqipëtaro-Amerikan./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!