Lokale
		                        		                        Bujanoci fiton mjete për zhvillimin e komunës
		                        
		                        Komuna e Bujanocit të mërkurën ka nënshkruar kontratën me Zyrën për Zhvillim të Qëndrueshëm të Trevave me zhvillim të ulët, pranë Qeverisë së Serbisë,  për ndarjen e mjeteve për hartimin e dokumentacioneve projektuese për vitin 2013.
Nënshkrimin e këtij dokumenti në emër të komunës së Bujanocit e ka bërë kryetari, Nagip Arifi, i cili këtë akt e ka cilësuar si një përfitim të administratës lokale në vazhdën e punës dhe aktiviteteve për sigurimin e mjeteve shtesë në drejtim të rrumbullakimit të dokumentacioneve projektuese  që kanë të bëjnë me zhvillimin e komunës, sidomos në aspektin infrastrukturor.
“Edhe pse ka qenë një konkurrencë jashtëzakonisht e madhe komuna jonë ka arritur që në mesin e shumë aplikacioneve nga komunat tjera të përzgjidhet si fituese i kësaj ndihme financiare”, është shprehur Arifi, thuhet në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim i kabinetit të kryetarit.
 Kontrata parasheh destinimin e mjeteve në pozicione të ndryshme për hartimin e dokumentacioneve me anë të së cilave do të bëhet i mundur konkurrimi në sfera të llojllojshme dhe në instanca të ndryshme, qofshin ato shtetërore apo ndërkombëtare.
Në njoftim e shërbimit për informim të kryetarit nuk bëhet e ditur shuma të cilën me këtë rast kjo komunë ka arrit ta përfitojë.
Administrata e Bujanocit shquhet për hartimin efikas të projekt programeve me anë të së cilëve janë siguruar donacione përmes së cilave kanë  përfituar vendbanime të ndryshme./Titulli.com/

		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!