Lokale
		                        		                        Mjekët e interesuar për specializime të paraqiten në KKSH
		                        
		                        
		                        Këshilli  Kombëtar  Shqiptar (KKSH)  përmes një  kumtese njofton   të  gjithë  mjekët  e  Luginës  së  Preshevës  që  janë  të  interesuar  për  të  përfunduar  specializimet  në  Republikën  e  Kosovës,  të  paraqiten  në këtë organ në  afat  sa  më  të  shkurtër  kohor, në  mënyrë që KKSH ti  dorëzojë  ato  të  dhëna  në  Ministrinë  e  Shëndetësisë,  në  Prishtinë.
Pas  takimit  të  realizuar  në  Ministrinë  e  Shëndetësisë   në  mes  të  Kryetarit  të  Këshillit  Kombëtar  Shqiptar  Galip  Beqiri,  Deputetit  Republikan  Riza  Halimi  me  Ministrin  e  Shëndetësisë  në  Republikën  e  Kosovës  Ferid  Agani,  Ministri  është  zotuar  se  edhe  në  këtë  vit  do  të  pranohen  të  interesuar  nga  Lugina e Preshevës.
Sipas kumtesës së KKSH të interesuarit së pari duhet të  paraqiten në zyrën e saj për të parë për cilët drejtime kandidatët janë të interesuar dhe më pas të dhënat ti dorëzohen resorit përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. /Titulli.com/
Shkarko NJOFTIMIN
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!