Përgatituni, së shpejti konkurs për subvencionim e punësim
Lokale

Përgatituni, së shpejti konkurs për subvencionim e punësim

20.Nov.2013 16:06
0
Komuna e Bujanocit përmes Zyresë pë Zhvillim Ekonomik Lokal është në fazën e fundit të shpalljes të konkursit pë realizimin e projektit "Realizimi i programit të politikës aktive të punësimit përmes ndarjes të subvencioneve për hapjen e vendeve të reja të punës në Komunën e Bujanocit" Mjetet financiare janë të siguruara nga buxheti komunal dhe donatori PBild i cili merrë pjesë me rrethë 30 % të mejteve nga shuma e përgjithëshme prej 6.2 miljon dinarëve. Shërbimi Nacional për Punësim poashtu është partner i komunës së Bujanocit në realizimin e këtij programi për punësim. Për dallim nga projekti i praktikës profesionale, në konkursin që pritet të hapet gjatë javës së ardhëshme, të drejtë aplikimi do të kenë ndërmarrjet private, derisa ato publike nuk do të munden të aplikojnë. Andaj, sipas koordinatorit për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Nexhat Behlulit, hapja e këtij konkursi duhet t’i gjejë të përgatitur pronarët e kompanive që veprojnë në komunë të Bujanocit, ndërsa edhe qytetarët që dëshirojnë të punësohen, duhet të jenë të paraqitur në Entin për Punësim. Vlera finansiare për një të punësuar me të cilën subvencionohet punëdhënësi privat është 120 mijë dinarë dhe këto mjete vlejnë për 12 muajt e ardhshëm, derisa të drejtë përfitimin nga këto mjete kanë 43 kandidatë. “Kriterijumet që janë të parapara për të konkuruar punëdhënësit privat nuk do të jenë edhe aq të komplikuara, por ajo që na ka shtyrë të iu drejtohemi dhe të i njoftojm paraprakisht punëdhënësit është se ata duhet të jenë sa më të pregatitur për momentin kur edhe do të shpallet konkursi, pasi një kriterijum është kyq dhe më i rëndësishmi, kandidatin të cilin e planifikojnë ta pënësojnë, duhet të jetë në evidencën për punësim bile së paku një ditë para shpalljes të këtij konkursi”, tha mëtej Behluli. Të drejt aplikimi në konkursin që pritet të hapet do të kenë të gjitha profilet, pavarësisht profesionit, përgatitjes shkollore, edhe ate nga ato më të ultat deri në ato me arsim të lartë. Poashtu të drejtën për aplikim do ta kenë të gjitha veprimtarit, ndërmarrjet prodhuese ato shërbyese, tregtia, hoteleria dhe zejet sikur edhe zanatet e ndryshme. Numri i limituar për aplikim për një kompani apo veprimtari tjetër, maximumi do të jetë për 10 puntorë./Titulli.com/
Reshat Bajrami vdiq nga sulmi në zemër?
Halimit i ndalohet të flas në parlamentin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration