Halimit i ndalohet të flas në parlamentin e Serbisë
Lokale

Halimit i ndalohet të flas në parlamentin e Serbisë

20.Nov.2013 15:37
0
Deputeti nga “Koalicioni i Shqiptarë të Luginës së Preshevës” Riza Halimi deklaroi të martën se nuk sheh qëllimin që të mbetet matej deputet  meqë Kuvendi i Serbisë nuk ka pranuar asnjë nga pesë amendamentet që ka paraqit në propozim ligjin për selitë dhe regjionin e gjykatave dhe prokurorive, transmeton Titulli. Halimi për agjencinë Beta deklaroi se ka braktisur demonstrativisht seancën në Kuvendin e Serbisë kur nuk është pranuar as amendamenti i tretë që ka paraqitur kur ju “është marrë vrazhdë fjala” dhe konsideron se problemi bazë ka të bëjë me atë që Qeveria e Serbisë, Preshevën e trajton si qytete të boshatisur për shkak të bojkotit të regjistrimit nga vitit 2011. Me Propozim të ligjit për selitë dhe regjionet e gjykatave dhe prokurorive për të cilat debatohet sot në Kuvendin e Serbisë është paraparë që në Bujanoc të kthehet Gjykata themelore dhe Presheva të merë Gjykatë për kundërvajtje dhe drejtorin e prokurorisë themelore, që të hënën përfaqësuesit politik të shqiptarëve e kanë arsyetuar në Bujanoc në takimin me sekretarin e shtetit në Ministrinë e drejtësisë Negjo Jovanoviq. Deputeti i popullit Riza Halimi me amendamente që ka dhënë në propozim të ligjit që kanë mbështetur edhe liderët tjerë politik të shqiptarëve nga Lugina, kanë kërkuar që në këto dy qytete të kthehen gjykata themelore dhe prokuroritë dhe gjykata për kundërvajtje, ashtu siç ka qenë deri në reforma të drejtësisë në vitin 2008, si dhe në Preshevë dhe Bujanoc të hapen disa reparte të reja të gjykatave./Titulli.com/
Përgatituni, së shpejti konkurs për subvencionim e punësim
Pedagogët në takim me shefin e arsimit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration