Reshat Bajrami vdiq nga sulmi në zemër?
Lokale

Reshat Bajrami vdiq nga sulmi në zemër?

21.Nov.2013 10:31
0
Informacionet e fundit të cilat i ka siguruar portali Titulli nga burgu i Qarkut në Vranjë konfirmojnë se Reshat Bajrami ka kërkuar ndihmën mjekësore pasi ndjente shtrëngim në gjoksë. I ndjeri ndihmën e kishte kërkuar rreth orës 2:50 pas mesnate mirëpo nuk kishte mundur t’i përmballojë sulmit deri në arritjen e ndihmës. Burimi i Titullit thotë se 40 vjeçari ka pasë sulm në zemër, ndërsa deri në arritjen e ndihmës së parë (rreth orës 3:05 minuta) ai kishte ndërruar jetë. Trupi i Reshat Bajramit është duke iu nënshtruar obduksionit në spitalin e Vranjës derisa në orët e mbrëmjes është paralajmëruar dhënia e detajeve tjera nga Gjykata e Lartë në Vranjë./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************************************************* [caption id="attachment_97044" align="alignleft" width="150"]I ndjeri, Reshat Bajrami I ndjeri, Reshat Bajrami[/caption] I arrestuari shqiptar nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit lidhur me rastin e policit të aksidentuar në hyrje të fshatit Tërnoc, ka ndërruar jetë në burgun e Vranjës. Sic ka mësuar Titulli, Reshati i cili ishte në paraburgim prej 30 ditësh, ka ndërruar jetë mbrëmë, kështu ka deklaruar burimi i afërt me familjen  e të ndjerit. Reshat Bajrami ishte arrestuar nga policia më 23 tetor, dy ditë pas aksidentit me fatalitet ndaj policit Goran Gjorgjeviq. Ai ishte arrestuar me dyshimin se ishte bashkudhëtar (pasagjer) në makinën e markës “Audi” e cila shkeli për vdekje pjesëtarin e policisë së stacionit policor në Bujanoc. Rrethanat e vdekjes së Reshatit janë ende të panjohura./Titulli.com/
Bashkësitë Lokale që nuk bëjnë kërkesa do të mbeten pa investime
Përgatituni, së shpejti konkurs për subvencionim e punësim
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration