Mimoza Kusari Lila “si bon mall” ndërmarrësit e Luginës !
Lokale

Mimoza Kusari Lila “si bon mall” ndërmarrësit e Luginës !

07.Nov.2012 15:11
0
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila ka pranuar në takim përfaqësuesit e bizneseve të Luginës dhe nga institucionet e komunave Bujanoc dhe Preshevë “sa për sy e faqe”. Përfaqësuesit e Luginës janë kthyer të zhgënjyer nga takimi i së hënës me ministren Mimoza Kusari Lila e cila pothuajse përveç që ka folur vetë nuk ka shprehë gatishmërinë edhe të dëgjojë nevojat e bizneseve nga Lugina. “Jemi të dëshpëruar nga takimi. Asaj as që i interesoi se me çfarë problem ballafaqohemi ne si biznese çdo ditë”, i tha Titullit njëri nga anëtarët e delegacionit të Luginës që mori pjesë në takim. Edhe pjesëmarrësit tjerë të këtij takimi nuk ishin të kënaqur. Atyre iu la një hapësirë e vogël për të shprehur nevojat e Luginës si dhe gjendjen ekonomike që mbretëron në këtë pjesë ku jetojnë shqiptarët. Pritet që në një të ardhme të shpejt të bëhet organizimi dhe i një takimi me Ministren Mimoza Kusari Lila, duke shpresuar se delegacioni i Luginës të dëgjohet e jo vetëm të shënohet në regjistër si një takim i ngjashëm me atë si të hënës./Titulli.com/
“Milioneri” vjen sot në Preshevë
Aksident në Lluçan, shpëton shoferi (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration