Aksident në Lluçan, shpëton shoferi (foto)
Lokale

Aksident në Lluçan, shpëton shoferi (foto)

06.Nov.2012 19:38
0
Rreth mesditës së sotme në hyrje të fshatit Lluçan ka ndodhur një aksident i cili ka përfunduar vetëm me lëndime të lehta të drejtuesit të automjetit dhe dëmtim të makinës, raporton Titulli. Drejtuesi G.Z. nga Lluçani  (VW Golf 3) i cili ishte i vetëm në mjetin udhëtues, ka humbur kontrollin ndaj makinës dhe ka dalur nga rruga duke rënë në fushat afër magjistrales Bujanoc - Gjilan. Aksidenti ndodhi rreth mesditës së sotme, ndërsa dëshmitarët okular i thanë Titullit se makina e aksidentuar ishte duke ecur me një shpejtësi të papërshtatshme nga Lluçani në drejtim të Bujanocit. Shoferi, nuk kishte vërejtur se para tij kishte ndaluar një makinë, dhe me këtë rast ka bërë një lëvizje të shpejtë për të mos u aksidentuar dhe kështu ka humb kontrollin duke u rrokullisur poshtë në ara. Ky aksident ka përfunduar vetëm me dëme material dhe lëndime të lehta të drejtuesit të mjetit. Në të njëjtin vend gjatë muajit shtatorë doli nga rruga edhe një makinë po nga fshati Lluçan me ç’rast humbi jetën një fëmijë, ndërsa drejtuesja e automjetit dhe fëmija tjetër pësuan lëndime të rënda./Titulli.com/

Mimoza Kusari Lila “si bon mall” ndërmarrësit e Luginës !
Bilinica me sistem të ujit, të pavarur nga rryma (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration