“Milioneri” vjen sot në Preshevë
Lokale

“Milioneri” vjen sot në Preshevë

07.Nov.2012 16:02
0
Në Preshevë sot vjen “Milioneri” nga Teatri Bylis nga Fieri.në kuadër të  “Ditëve të Komedisë Shqiptare”, një festival i organizuar nga Komuna e Preshevës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shteti shqiptar. Festivali do të mbyllet sonte me shfaqjen dramës satirike “Milioneri” nga Teatri Bylis nga Fieri Regjisor i shfaqjes është Pëllumb Kulla, ndërsa pritet që edhe në mbrëmjen e sotme, sikurse në gjashtë mbrëmjet e kaluara interesimi për të përcjellë këtë dramë të jetë i lartë. Organizatorët e janë shprehur të kënaqur për mbarëvajtjen e festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në të cilin morën pjesë  teatro profesioniste nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia./ Festivali është hapë më 31 tetor me shfaqjen “Nata e Dymbëdhjetë” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, dhe është pasuar me “Darka Private” nga Teatri “Istref Begolli” i Pejës, shfaqja “Langojt” nga Teatri Profesionist i Mitrovicës, Teatri Shqiptar i Shkupit ka prezantuar shfaqjen “Paraja”,  dhe teatrot tjera si Dodona, Teatri Metropol i Tiranës, Teatri Kombëtar nga Tirana si dhe Teatri Bylis nga Fieri./Titulli.com/

"Fitorja e Obamës, fitore e shqiptarëve të Kosovës Lindore"
Mimoza Kusari Lila “si bon mall” ndërmarrësit e Luginës !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration