"Fitorja e Obamës, fitore e shqiptarëve të Kosovës Lindore"
Lokale

"Fitorja e Obamës, fitore e shqiptarëve të Kosovës Lindore"

07.Nov.2012 19:24
0
Partia Demokratike Kombëtare, fitoren e Barak Obamës, në krye të Shtëpisë së Bardhë, e vlerëson fitore të rëndësishme për SHBA-të dhe mbarë botën. "Rizgjedhja për mandatin e dytë në krye të shtetit më të fortë në botë e Obamës, tregon qartë besimin e zgjedhësve Amerikan, për një burrshtetas, i cili gjithnjë po tregon një frymë të re të përparimit dhe demokracisë", kështu fillon urimi i PDK-së që vepron në komunë të Bujanocit. Ky subjekt politik gjithashtu vlerëson se fitorja e Obamës është edhe fitore e shqiptarëve kudo qofshin ata, pra edhe të Kosovës Lindore, të cilët me gëzim të madh pritën fitoren e presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë. "Partia Demokratike Kombëtare, përgëzon fitoren e Obamës dhe popullit amerikan, duke i dëshiruar suksese të reja në rrugën e përparimit dhe afirmimit të demokracisë amerikanë", thuhet në mesazhin e urimit të liderit të PDK-së, Nexhmedin Saqipi./Titulli.com/
Bujanoci me “Duar të vyeshme” (foto & video)
“Milioneri” vjen sot në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration