KRZ organizon zgjedhjet e Këshillave, deputetët shqiptar paraqesin amendamente
Lokale

KRZ organizon zgjedhjet e Këshillave, deputetët shqiptar paraqesin amendamente

14.May.2014 13:15
0
Deputetët në Parlamentit e Serbisë kanë përfunduar shqyrtimin e projektligjit për këshillat kombëtare. Ky ndryshim kryesisht kishte të bënte me procesin e organizimit të zgjedhje ku kompetencat nga Ministria kalojnë në Komisioni Republikan Zgjedhor. Deputeti shqiptar nga Bujanoci, Shaip Kamberi, i cili mori pjesë në debatet e zhvilluara këtë javë rreth këtyre ndryshimeve i tha portalit Titulli se ato kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor. “Ndryshimet kanë të bëjnë vetëm me procesin zgjedhor në Këshillin Kombëtar, nuk preken  çështjet statusore të Këshillit, vetëm rregullohet dhe qartësohet mënyra e zgjedhjeve në Këshill Kombëtar, në dy forma, me zgjedhje të drejtpërdrejta dhe me elektor dhe me atë që  Komisionit Republikan Zgjedhor i barten kompetencat me i organizu dhe me i përcjellë zgjedhjet”, u shpreh Kamberi. Ai gjithashtu theksoi se dy deputetët shqiptar nga Partia për Veprim Demokratik kanë paraqitur edhe tre amendamente që pritet të jenë në rend ditë brenda kësaj jave. “Ne kemi tre amendamente që kemi paraqitur, nesër, më së voni pasnesër amendamentet që kemi paraqitur do të je në rend dite. Këto amendamente kanë të bëjnë më së tepërmi me qartësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës për shkak të mospjesëmarrjes në regjistrim që mos të ndikojë numri i vogël që është regjistru në të drejtat e Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe rreth përdorimit zyrtar të gjuhës në procesin zgjedhor të Këshillit Kombëtar”, tha mes tjerash deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) me seli në Bujanoc, Galip Beqiri, në një prononcim për portalin informativ Titulli tha se këto ndryshime të miratuara kanë të bëjnë më shumë me çështje teknike zgjedhore. “Ndryshimet dhe plotësimi i ligjeve për pakica ka të bëjë më tepër me ndryshimet teknike për ligjet, për zgjedhje të Këshillave kombëtare, kurse vendimin të cilin e ka marrë gjykata është shtyer për në vjeshte”, theksoi Beqiri. Drejtuesi i KKSH-së marrjen e kompetencave të Komisionit Republikan Zgjedhor (KRZ) nga Ministria e vlerësoi të rëndësishme pasi sipas tij qendrat e vendosjet në komisione tani janë më profesionale. “Qendrat e vendosjes në KRZ sado kudo janë komisione profesionale dhe është mirë që ne kemi një anëtarë në atë komision, sikurse edhe të gjitha pakicat që kanë nga një anëtarë. Po besojë se zgjedhjet do të shpallen dikund në vjeshtë  (tetor apo nëntor) pasi me ligji parashihet që ato të zhvillohen 90 -120 ditë që pas këtyre ndryshimeve të bëra”. Beqiri rithekson se ndryshimet që janë bërë nuk do të prekin kompetencat e KKSH-së të cilat më herët janë përfolur. Ai thotë se rreth vendimit të gjykatës do të bisedohet në vjeshtë, ndërsa edhe kolegët nga pakica hungareze janë për të avancuar ligjin e kurrsesi për ta kthyer mbrapa. Nga ana tjetër, puna në parlament për deputetin shqiptar Shaip Kamberin, i cili për herë të parë merr pjesë në këtë organ legjislativ të shtetit, është pak a shumë me procedura e ngjashme si ato në parlamentet lokale, mirëpo sipas tij niveli është më i lartë, sikurse edhe temat të cilat kanë të bëjnë me ligje janë të drejtpërdrejta. “Meqenëse se edhe vet me profesion jam juristë nuk shohë ndonjë vështirësi të veçantë e cila mund të jetë pengesë e punës sonë aty”, u shpreh Kamberi./Titulli.com/
Konçuli do të përkujtojë dëshmorin Vebi Rexhepi
Për “Ditët e Komandant Lleshit” organizohet konkurs për film të shkurt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration