Për “Ditët e Komandant Lleshit” organizohet konkurs për film të shkurt
Lokale

Për “Ditët e Komandant Lleshit” organizohet konkurs për film të shkurt

14.May.2014 09:51
0
Në kuadër të manifestimit që organizohet në përkujtim të Komandant Lleshit – Ridvan Qazimit, nga këshilli organizues i festivalit të filmit të shkurt do të hapet konkurs me moton “Shkurt, shqip për Vajën”. Sipas njoftimit të Këshillit organizues konkursi do të jetë i hapur deri më 20 maj, ndërsa të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në te duhet që të paraqiten me: film, ngjarje, apo intermexo. Rregullat e konkurrimit janë që filmi i shkurt duhet të jetë i regjistruar vetëm me telefon, ndërsa nuk guxon të jetë më i shkurtë se 3 minuta e as më i gjatë se 5 minuta. Të gjithë të interesuarit filmin e realizuar duhet ta sjellin në CD në shtëpinë e kulturës në Bujanoc, apo tek Nagip Tashi. Pas mbylljes së konkursit juria profesioniste do të vlerësoj dhe seleksionoj filmat më të mirë të cilët edhe do të shfaqen më 23 dhe 24 maj në  shtëpinë e kulturës në Bujanoc, ku edhe do të bëhet ndarja e shpërblimeve. Pesë filmat më të mirë do të vlerësohen nga juria profesioniste ndërsa do të shpërblehen nga këshilli organizativ. /Titulli.com/ Për informata shtesë mund të kontaktoni në nr: 063 / 893 97 75
KRZ organizon zgjedhjet e Këshillave, deputetët shqiptar paraqesin amendamente
"Shtegtarët e Lirisë "prishen për para
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration