Konçuli do të përkujtojë dëshmorin Vebi Rexhepi
Lokale

Konçuli do të përkujtojë dëshmorin Vebi Rexhepi

14.May.2014 14:55
0
Bashkësia Lokale e fshatit Konçul të komunës së Bujanocit me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit të UÇPMB-së Vebi Rexhepi do të organizojë manifestim përkujtimor Me këtë rast organizatorët kanë paralajmëruar këtë agjendë aktivitetesh për manifestimin përkujtimor: Më datë 17 dhe 18 maj organizohet turnir në futboll te vogël në ambientin e shkollës fillore në Konçul. Ndeshjet zhvillohen prej orës 11:00 me sistemin e lojtarëve (4+1). “Të gjithë te interesuarit për pjesëmarrje mundë të kontaktojnë në këta numra telefoni: 063-473 615, 063-127 4780. Finalja e turnirit memorial zhvillohet më datë 23.05.2014 pas manifestimit përkujtimorë”, thuhet në njoftimin e BL të Konçulit. Të premten (23 maj) mbahet manifestimi qendror. Nisja për vendosjen e kurorave tek varri i dëshmorit Vebi Rexhepi bëhet në orën 14:00 nga qendra e fshatit (xhamia). “Prej orës 15:00 mbahet manifestimi kryesorë në oborrin e shkollës fillore. Pas përfundimit të manifestimit luhet finalja e turnirit të organizuar për nderë të dëshmorit Vebi Rexhepi”, thuhet në njoftim./Titulli.com/
Përkujtohen dëshmorët e rënë në Preshevë (foto)
KRZ organizon zgjedhjet e Këshillave, deputetët shqiptar paraqesin amendamente
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration