Haxhinjt e Preshevës pajisen me pasaportat e reja, gati për në haxh
Lokale

Haxhinjt e Preshevës pajisen me pasaportat e reja, gati për në haxh

04.Oct.2013 23:43
0
Stafi në Stacionin Policorë në Preshevë në kohë rekorde ka rregulluar pasaportat e reja për qytetarët preshevarë të cilëve iu vodhën në Republikën e Shqipërisë. Stacioni policorë punoi deri në orë të vona të natës me qëllimin më të mirë për tu përfunduar qytetarëve pasaportat në mënyrë që ti kryejnë me kohë procedurat administrative për marrjen e vizave për të udhëtuar për në Meka të Arabisë Saudite. Vjedhja e makinës dhe pasaportave të haxhilerëve në Shqipëri pati shkaktuar telashe për udhëtimin e tyre drejt këtij vendi të shenjt. Revolta e tyre ishte e pashoq sepse kishin frikën se mund ta humbin rastin jetik për shkuarje në haxh. Gëzimi i atyre që kanë vendosur të shkojnë në haxh mbrëmë shihej qartë në fytyrat e tyre sepse ata morën në dorë dokumentin pa të cilin nuk mund të kryenin udhëtimin e planifikuar, raporton TV Presheva. Në territorin e Shqipërisë javën që kemi lënë pas është vjedhur makina e markës Mercedes së bashku me pasaportat e 63 haxhinjve, të cilën e ngiste përfaqësuesi i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB) Abdullah Salihu, menaxher për organizimin e Haxhit, që ishte nisur drejt Tiranës për të marrë vizat e nevojshme për udhëtim në Arabinë Saudite./Titulli.com/
Arifi këmbëngulës për ndërtimin e objektit universitar (foto)
Caktohet takimi mes Daçiqit dhe liderëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration