Caktohet takimi mes Daçiqit dhe liderëve të Luginës
Lokale

Caktohet takimi mes Daçiqit dhe liderëve të Luginës

04.Oct.2013 18:35
0
Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës tani do të takohen edhe me kryeministrin Ivica Daçiq. Pasi kanë kaluar tre muaj nga takimi me zëvendëskryeministrin Vuçiq, politikanët shqiptarë të Luginës kanë marrë ftesën e radhës për të vazhduar bisedimet me vetë kryeministrin e Serbisë, Daçiqin. Portali Titulli.com nga burimet brenda delegacionit shqiptar ka mësuar se takimi tashmë është caktuar për të enjten (10 tetor) me fillim në orën 11:30, në Beograd. Vlen theksuar se kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar regjistrim të jashtëzakonshëm në Luginë duke nënvizuar se duhet të vërtetohet numri i banorëve në jug të Serbisë, mirëpo siç tha ai, “ky propozim ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë”. Nga ana tjetër deputeti shqiptar Riza Halimi ka kundërshtuar regjistrimin në Luginë duke e konsideruar atë si përpjekje e zyrtarizimit të pastrimit etnik. Delegacioni i liderëve shqiptarë të Luginës më 2 korrik ishte takuar në Beograd me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq./Titulli.com/
Haxhinjt e Preshevës pajisen me pasaportat e reja, gati për në haxh
Breznica po “zbret” si shpejt...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration