Bujanoci me “Duar të vyeshme” (foto & video)
Lokale

Bujanoci me “Duar të vyeshme” (foto & video)

07.Nov.2012 21:24
0
Në kuadër të ditës së Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc është hapur manifestimi tradicional “Duart e vyeshme” Hapja solemne u bë sot nga drejtori i këtij institucioni kulturorë Bajramali Fejzullahu, në të cilin morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues nga administrata komunale. Gjatë një interviste të shkurtë, Fejzullahu i tha Titullit se në këtë ekspozitë ka 21 punime dore të femrave nga komuna e Bujanocit, ndërsa në një numër më të vogël janë edhe punimet nga druri. “Shumica janë punime dore tradicionale nga rrethi jonë, të njohura në popull si tentene, ndërsa për herë të parë janë ekspozuar edhe punimet nga rrjeta, të cilat janë origjinale”, u shpreh për portalin tonë Fejzullahu. Ekspozita me punime tradicionale “Duart e vyeshme” do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 7h deri në orën 19h, ndërsa ekspozita do të përfundojë të premten në përfundim të orarit të punës. Siç u shpreh drejtori, ky organizim është ndihmuar nga buxheti i komunës së Bujanocit dhe mbahet në ditët e shtëpisë së kulturës që janë 7,8,9 nëntori. Arbër Pajaziti, shef i kabinetit të kryetari të komunës së Bujanocit, para mysafirëve të shumtë tha se kjo është një mundësi e mirë, që komuna e Bujnaocit, në të ardhmen të investojë më shumë në këtë fushë. “Ky manifestim është traditë në komunën e Bujanocit, i cili ka për qëllim ndërthurjen e kulturave dhe prezantimin e tyre para jush në mënyrë që ju për së afërmi të informoheni me këtë veprimtari”, theksoi Pajaziti. Manifestimi tradicional “Duart e vyeshme” mbahet për të 13-në herë dhe ka karakter garues/Titulli.com/ [caption id="attachment_40156" align="aligncenter" width="576"] Ekspozita me punime dore në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_40157" align="aligncenter" width="576"] Ekspozita me punime dore në Shtëpin e Kulturës në Bujanoc[/caption] [caption id="attachment_40158" align="aligncenter" width="576"] Hapja zyrtare e manifestimit tradicional "Duart e vyeshme" në sh. e kulturës - Bujanoc[/caption] http://www.youtube.com/watch?v=ZWWXkDxwKzw&feature=youtu.be
Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të shtunën nisen për në Vlorë
"Fitorja e Obamës, fitore e shqiptarëve të Kosovës Lindore"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration