Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të shtunën nisen për në Vlorë
Lokale

Bujanoci, Presheva dhe Medvegja të shtunën nisen për në Vlorë

08.Nov.2012 12:26
0
Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë,  një grup prej katër qytetarëve, do të udhëtojnë në këmbë nga Gjilani deri në Vlorë, për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që do ta bëjë ky regjion i lindjes.  Grupi i përbërë nga Ekrem Avdiu – Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Gani Shaqiri – Bujanoc, Nazim Ajdini – Medvegjë, do t'ia mësyjnë në këmbë Vlorës, të shtunën më 10 nëntor duke u nisur në ora 08:45h, nga selia e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Të pranishëm në këtë akt janë të ftuar të marrin pjesë edhe këshilltarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e drejtorive Komunale, Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Gjilanit, kryetarët e Komunave të lartshënuara, shumë qytetarë të Komunës së Gjilanit dhe të tjerë. Siç ka thënë për Portalin Informativ 2LONLINE, Ekrem Avdiu, njëri  prej atyre që do t’ia mësyj Vlorës në këmbë, ky grupi i qytetarëve që si një simbolikë, njëri vije nga Gjilani, tjetri nga Presheva, Bujanoci e Medvegja,  do ta kenë këtë rend udhëtimi: Gjilan, Ferizaj, Shtime, Suharekë, Prizren, Morinë. Kukës, Rreshen, Milot, Fushëkrujë, Vor, Durrës, Kavajë, Fier,Vlorë. Përndryshe, Kushtrim Kadriu nga Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  ka vlerësuar se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin. Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri. Sipas tij, vete fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë./Titulli.com/
"Policët e ardhshëm" të Luginës qëndruan në Sremska Kamenicë (video)
Bujanoci me “Duar të vyeshme” (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration