Vlerat e Grabovskit!
Vështrime

Vlerat e Grabovskit!

02.Jan.2013 10:54
0
Vende pune për familjarë në Qeveri dhe kompani publike, “tallin” prej 10-20 për qind në çdo tender publik që fitojnë bizneset vendore dhe të huaja, ikje nga sistemi i drejtësisë, këto do të ishin disa nga vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës, sipas standardit të “shefit të shefave”. Shkruan: Lavdim Hamidi lavdim_hamidi Protagonisti kryesor në përgjigjen telefonike të EULEX-it, Adem Grabovci, i thelluar për disa javë në mendime, ka arritur t’i zbulojë disa vlera shoqërore dhe politike, të cilat në botën demokratike cilësohen ndryshe, si: Nepotizëm, korrupsion, zhvatje të biznesit, etj. Për Grabovcin, rehatimi i dajës në postin e drejtorit në Ministrinë e Shëndetësisë, apo i familjarëve tjerë në ndërmarrjet publike si: “Ibër Lepenc” dhe Postën e Kosovës, nuk është apokalipsi, pasi që, siç do të thoshte ai, interesimi për familjen është vlerë, në bazë të së cilës udhëhiqet PDK-ja. Mirëpo, shtrohet pyetja se pse shefi i deputetëve të PDK-së nuk interesohet për mijëra kosovarë tjerë, të cilët i kanë përfunduar studimet me sukses maksimal brenda dhe jashtë vendit dhe me vite të tëra bredhin rrugëve në kërkim të një vendi të punës, të cilin nuk ia mundëson qeveria në krye të së cilës është partia e Grabovcit? Jo, sepse ata nuk kanë lidhje farefisnore me Grabovcin dhe bashkëpartiakët e tij dhe nuk i kanë siguruar votat gjatë zgjedhjeve qendrore dhe lokale, prandaj kjo do të ishte një kërkesë naive, e cila nuk ngërthen në vete kurrfarë vlere! Vlerë të PDK-së Grabovci do ta komentonte edhe skandalin me pasaporta, ku kompania austriake pagoi 1.4 milionë euro korrupsion për disa zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët dyshohet se janë pjesë e stafit politik të ministrit të PDK-së, Bajram Rexhepi. Kritikave për ikjen e Xhabir Zharkut nga drejtësia kosovare, Grabovci do t’iu përgjigjej se e kanë nga smira, pasi që PDK i absorbon vlerat evropiane, atje ku qe disa javë është “barrikaduar” ish-kryetari i Kaçanikut. Vlerë, sipas tij, është edhe konflikti i interesit i vërtetuar nga Gjykata i kryeshefit ekzekutiv të Postë Telekomit të Kosovës, Ejup Qerimi, i cili njëkohësisht është edhe anëtar në Bordin e Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale. Pavarësisht kërkesës së gjykatës për dorëheqje, Qerimi i PDK-së e ka “ngrirë kokën” dhe arsyetohet se të gjithë që ia bëjnë një kërkesë të tillë e kanë nga xhelozia, sepse nuk mund të jenë në pozitën e tij dhe nuk mund t’i marrin mbi 60 mijë euro në vit nga pagat. Më kot i kërkohet kryetarit të Bordit të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj, që ta shkarkojë kryeshefin Qerimi për konflikt interesi, pas vendimit të Gjykatës, sepse po të ishte i moralshëm, Gjonbalaj do të dorëhiqej vetë nga pozita në kohën kur gjykata ia konfirmoi aktakuzën për rastin “Z Mobile”. Natyrisht se asnjë nga këto nuk janë vlera, madje ato nuk mund të konsiderohen as antivlera. Janë diçka të një niveli krejt tjetër, ku etika e morali nuk hyjnë në shërbim. Vlera Grabovskiane janë këto. Frikësuese, pra! (Autori është gazetarë në të përditshmen "Zëri", qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Agimi i (th) Artë
Ekonomia e Serbisë dhe Lugina në vitin 2013
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration