Agimi i (th) Artë
Vështrime

Agimi i (th) Artë

03.Jan.2013 09:48
0
Agimi i kaltër i nënqiellit shqiptar, në prag të ndërrimit të moteve, u nxiros nga një dritare e faqes zyrtare të Partisë neofashiste greke Agimi i Artë, e cila shqiptarët si komb i vë në bisht të lahutës, i tallë dhe i qesëndisë pa fund.   Shkruan: Drilon Hyseni; Drilon-Hyseni“Shqiptarët, si një komb kaçakësh të trembur e të leckosur, janë krijuar nga italianët dhe mbështeten nga faktori sionist amerikan. Ata janë një mbeturinë e perandorisë osmane në tokën e lashtë greke të Ilirisë, që mburren me 100 vjet të historisë së tyre dhe mjafton një teshtitje e Greqisë, që të heshtë dhe goja e shqiptarit të fundit në botë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Agimit të Artë, i cili kërcënon se do t’i formoj degët e saj në Korçë, Himarë, Delvinë dhe Tepelenë, duke kënaqur, sipas anëtarëve të tij, kërkesën e helenizmit luftarak për Vorio-epirin. Këto fyerje janë të njohura edhe në fjalorin e shkrimtarit serb Ivo Andriq, i cili shqiptarët i fyen, duke i nënçmuar si njerëz me kokë të qethur e lëkurzinjë si opinga, të njohur si barinj dhe sharragjinjë… Politika greko-serbe ndaj shqiptarëve si komb, është e vjetër dhe e  kamotshme e antiqytetëruese. Shqiptarët si popull asnjëherë në fjalorin e tyre nuk e kanë shfrytëzuar zhargonin e rrugaçërisë, me shprehje bizare, kundër fqinjëve të tyre. Kjo është një kulturë, e assesi një frikë a servilizëm ndaj greko-sllavëve, të cilët edhe sot mundohen t’i gllabërojnë tokat shqiptare. Aleanca Kuq e Zi, reagoi ndaj kërcënimeve të partisë Agimi i Artë, duke nënvizuar se ata mund të trembin vetëm Qeverinë e Sali Berishës e as kë tjetër. Jo, Agimi i Artë, mund ta tremb vetëm vetveten, të përlyer me fjalët nga më të ndytat, më të pistat e më vulgaret. Agimi i (th)Artë, është zhytur në llucën e injorancës neofashiste dhe me atë politikë që vepro mund t’i shërbej vetëm urrejtjes ndërfqinjësore dhe injorancës grekomane, e cila po përballet me një krizë të madhe politike dhe ekonomike. Me këto veprime Agimi i Artë, nuk do ta zbeh luftën e drejtë e legjitime të Çamërisë dhe të çamëve për më shumë të drejta në Greqi, të cilët nuk mund të heqin dorë nga identiteti i tyre i të qenit shqiptar, kur dihet se dikur gjysma e Athinës ishte e banuar me shqiptarë. Fyerjet janë arma e të dobëtit, ndaj nuk duhet të çohet shumë pluhur për atë që thotë një parti neofashiste e cila mezi e mban veten me kopalla e përralla megalomane.
Çka po mbahet në fshehtësi nga shkenca serbe në Sanxhak
Vlerat e Grabovskit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration