Twitter fshin 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare në Serbi (zyrtare)
Titulli Lab

Twitter fshin 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare në Serbi (zyrtare)

02.Apr.2020 18:52
0

Kompania Twitter njoftoi se ka fshirë 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS) në pushtet.

Këto llogari, sipas Twitter-it, promovonin partinë në pushtet dhe udhëheqësin e saj.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuara joautentike që çuan në fshirjen e 8,558 llogarive të cilat promovonin partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, tha Twitter.

Përmes një njoftimi tjetër, Twitter tha se gjithashtu kishte mbyllur një rrjet llogarish të lidhura me Arabinë Saudite dhe që vepronin edhe në vende tjera: Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto llogari e kanë ekzagjeuar përmbajtjen duke lavdëruar udhëheqjen Saudite, si dhe kanë kritikuar veprimtarinë e Katarit dhe Turqisë në Jemen.

“Janë fshirë gjithsej 5.350 llogari”, tha Twitter.

Pas një hetimi nga një organizatë ndërkombëtare e gazetarëve hetues - Bellingcat - për një operacion informacioni në Indonezi që synoi Lëvizjen e Pavarësisë së Papuas Perëndimore në Indonezinë lindore, Twitter hoqi 795 llogari mashtruese, të cilat nga faqe të dyshimta promovonin përmbajtje pro-qeveritare.

Kompania gjithashtu pohoi se kishte zbuluar se shumë llogari të paautorizuara po hynin në Twitter nga një IP (shifra identifikuese e një kompjuteri të kyçur në internet) në Honduras dhe kryesisht po reklamonin llogarinë e presidentit.

Twitter gjithashtu njoftoi se kishte mbyllur 2.541 llogari në një rrjet me qendër në Egjipt të njohur si El Fagr.

 

Policia arreston 3 persona në Bujanoc për dyshime të drogës dhe peshores
Ish-ambasadori amerikan në Beograd i jep të drejtë Kosovës për reciprocitet tregtar ndaj Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration