Nxënësve të shkollës së mesme në Bujanoc i prezantohen këshilla për edukimin medial (video) Ibrahim Rustemi gjatë prezantimit në shkollën e mesme “Sezai Surroi" në Bujanoc
Lokale Vizionet Atraktive Titulli Lab

Nxënësve të shkollës së mesme në Bujanoc i prezantohen këshilla për edukimin medial (video)

03.Jun.2022 15:52
0

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, janë prezantuar para nxënësve të vitit të parë aktivitet që kanë për qëllim vetëdijesimin e të rinjve për edukimin medial.

Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vizionet Atraktive” nxënësve i sqaroi për videot edukative që ka prodhuar organizata dhe janë publikuar në ueb-faqen titulli.com/Titulli Lab.

Rustemi theksoi se edukimi medial mundë të ndihmojë të rinjtë për të krijuar një pasqyrë si të largohen nga keqinformimi dhe dezinformomi.

“Në ju këshillojmë që të shikoni me vëmendje në ueb-faqen Titulli.com rubrika Titulli Lab dhe aty gjenden videot e realizuara që ju shpjegojnë në mënyrë sipërfaqësore si të përdorim mediat dhe si të largohemi nga dezinformatat”, tha mes tjerash Rustemi.

Ky prezantim është pjesë e fushatës për promovimin e një seri video për edukimin medial në kuadër të projektit “Mendo dy herë, kliko origjinalitetin”.

“Projekt i realizuar në kuadër të Programit të granteve të vogla për Media, i  financuar nga Ambasada Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe administruar nga Qendra për Media & Reforma (MIRC) në Nish. Pikëpamjet, opinionet dhe konkluzionet e shprehura në projekt nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet e MIRC-së dhe Ambasadës së SHBA-së, por vetëm të autorit”.

7 veprime me të cilat po dëmtoni smartfonin tuaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration