Shkencëtarët zbulojnë në Hënë ‘shpella’ ku njerëzit mund të jetojnë me temperatura të rehatshme! (foto)
Shkencë dhe teknologji

Shkencëtarët zbulojnë në Hënë ‘shpella’ ku njerëzit mund të jetojnë me temperatura të rehatshme! (foto)

04.Aug.2022 16:54
0

Shkencëtarët kanë gjetur gropa hënore me temperatura të rehatshme që një ditë mund të shërbejnë si strehë për njerëzit në Hënë. Ndërsa njerëzit kthehen në Hënë, dhe gjithnjë e më shumë eksplorime kryhen brenda dhe rreth orbitës së saj, një nga sfidat më të rëndësishme do të jetë sigurimi i kushteve të favorshme për mbijetesën e specieve në këtë botë pa ajër.

Shkencëtarët tani kanë identifikuar vende termikisht të qëndrueshme në shpellat hënore që një ditë mund të shërbejnë si strehë për njerëzit. Në këto gropa, kushtet e temperaturës lëvizin rreth 17 gradë Celsius dhe krijojnë vende termikisht të qëndrueshme për eksplorimin hënor, krahasuar me zonat në sipërfaqen hënore ku temperaturat arrijnë 127 gradë Celsius gjatë ditës dhe minus 173 gradë Celsius gjatë natës.

Duke përdorur të dhënat nga “Lunar Reconnaissance Orbiter” (LRO), shkencëtarët kanë zbuluar se këto gropa, të zbuluara për herë të parë në vitin 2009, janë një vend i mirë për të kryer eksplorim hënor.

Këto gropa mund të jenë hyrja në shpellat hënore, të cilat mund të shërbejnë si bazë për eksplorime të mëdha dhe madje mund të përdoren si strehë për astronautët e mundshëm. Një studim i botuar në revistën Geophysical Research Letters sugjeron se gropat hënore mund të ofrojnë akses në tubat e llavës nëntokësore me gjatësi të panjohur.

Këto gropa ndoshta janë formuar nga shembja e tavanit të tubit të llavës. Ekipi tani ka qenë në gjendje të studiojë mjedisin e një prej gropave të famshme të vendosura në Mare Tranquillitatis.

Ekipi u fokusua në një gropë 100 metra të gjerë me madhësinë e një fushe futbolli dhe përdori simulime kompjuterike për të analizuar vetitë termike të shkëmbit dhe pluhurin hënor dhe për të përshkruar temperaturat e gropës me kalimin e kohës.

Shkencëtarët sugjerojnë se nëse shpella shtrihet nga fundi i gropës, siç tregojnë fotot, do të ketë edhe një temperaturë relativisht të rehatshme. Studiuesit thanë se ashtu si paraardhësit tanë të lashtë jetonin në shpella përpara se të evoluonin në njerëz modernë, ata mund të prisnin një situatë të ngjashme në Hënë.

Këto shpella mund të jenë shpëtimtare për speciet në Hënë, ku një ditë është e barabartë me 15 ditë tokësore, gjatë të cilave sipërfaqja ndriçohet vazhdimisht nga rrezet e diellit, të ndjekura nga netë të ftohta të ashpra që zgjasin gjithashtu rreth 15 ditë tokësore.

Edel Strazimiri / SCAN/

Skema e propagandës ruse për luftë në Kosovë dhe të shtëna në Medvegjë?
Komuna e Bujanocit shpall konkurs për bashkëfinancimin e masave të rehabilitimit të energjisë (dokumentet)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration