Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, masat emergjente
Lokale

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, masat emergjente

15.Mar.2020 23:17
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe kryetarja e parlamentit serb, Maja Gojkoviq, sonte shpallën gjendje të jashtëzakonshme në vend që hyn në fuqi menjëherë për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Titulli.com.

Qeveria e Serbisë do të miratojë masa emergjente që vlejnë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

"Serbia sot është në luftë kundër një kundërshtari të padukshëm të cilin duhet ta mposhtë. Është një luftë për ata që e themeluan këtë vend, por edhe për të ardhmen e Serbisë", ka thënë presidenti serb Vuçiq.

Kjo nënkupton se personat e moshuar nuk guxojnë të dalin nga shtëpitë ndërsa në ditët e ardhshme organet kompetente do të kontrollojnë nëse qytetarët u përmbahen masave qeveritare. Vuçiq u bëri thirrje të rinjve të mos i vizitojnë të moshuarit e as të mos i dërgojnë fëmijët e tyre oër vizitë te gjyshërit.

“Nuk e sollëm ne këtë vendim. Sot mund të jetë dita më e keqe për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore. Serbia është në luftë kundër armikut të padukshëm”, tha Vuçiq dhe shtoi se kjo është luftë për të ardhmen e Serbisë.

Zyrtarisht në Serbi janë regjistruar 48 të infektuar me koronavirus sipas Ministrisë serbe të Shëndetësisë./Titulli.com/

A e dini se boza, një nga pijet më të vjetra të njohura turke, ka shumë dobi për shëndetin?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration