Satnkoviq kërkon përkthyes për tekstet shkollore shqipe në Luginë të Preshevës, zgjedhjet në interes
Lokale

Satnkoviq kërkon përkthyes për tekstet shkollore shqipe në Luginë të Preshevës, zgjedhjet në interes

20.Sep.2018 11:55
0

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç u prit në takim nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Shukri Ymeri në Bujanoci.

Të dy përfaqësuesit e katre institucioneve  biseduan rreth çështjeve të cilat i prekin shqiptarët  e këtij rajoni siç janë njohja e diplomave, numri i zvogëluar i shqiptarëve të regjistruar,  tekstet shkollore dhe tema të tjera, shkruan Titulli.com.

 “Biseduam shkurt për zgjedhjet e këshillave kombëtarë të cilat do të mbahen me 4 nëntor, për disa aktivitete të cilat ata mendojnë ta ndihmojnë institucionin tonë duke e ditur se ky këshill është mjaft i dëmtuar për shkak numrit të banorëve i cili vlerësohet se janë vetëm 5800 banorë kurse numri real dihet i cili është 52800 banorë dhe ne kemi dëshiruar që këtë numër të njohin institucionet qeveritare” deklaroi Shukri Ymeri, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Ai theksoi se Këshilli Kombëtar Shqiptarë edhe në këto zgjedhje do të ketë vetëm 15 këshilltarë në kuvendin e përgjithshëm  dhe ka marrë përkrahje për rritje financiare.

“Këshilli Kombëtar Shqiptar do ti ketë edhe kësaj radhe 15 këshilltar dhe do të jetë me një buxhet të ulët por kam marrë premtime nga Stankoviç se institucionin të cilin ai e drejton do e përkrah këshillin kombëtar shqiptarë”, tha  Ymeri .

Ndërsa Zoran Stankoviq është shprehur se para mediave se shqetësim janë tekstet shkollorë dhe probleme tjera për pakicën shqiptar, raporton Titulli.com.

 “Kemi biseduar rreth temës së zgjedhjeve për këshillat kombëtarë që janë paraparë të mbahen më 4 nëntor, kemi biseduar rreth çështjes së teksteve shkollore ku KKSH duhet të paraqes përkthyes për të i përkthyer tekstet shkollore, kemi biseduar po ashtu rreth financimit të këshillit kombëtarë shqiptar”, theksoi  Stankoviq.

Stakoviq ka thënë se pret që të gjitha partitë politike shqiptare në këtë rajon  të marrin pjesë në zgjedhjet e këshillave kombëtare në Serbi.

“Ne presim që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e këshillave kombëtare ku do të arrin një konsensus të plotë dhe që udhëheqësia e re të qojë përpara punët e këshillit kombëtar shqiptar” tha Stankoviç.

Zgjedhjet për Këshillat Nacionale në Serbi do të mbahen më 4 nëntor ndërsa deri më tani pjesëmarrjen  e ka deklaruar zyrtarisht vetëm Alternativa për Ndryshim.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration