Rrufeja godet në Preshevë, shpëtojnë qytetarët
Lokale

Rrufeja godet në Preshevë, shpëtojnë qytetarët

04.May.2013 19:11
0
prizmaRrufeja godet shtëpinë në stacionin hekurudhorë në Preshevë, shkakton  dëme materiale dhe në aparaturë elektronike. Rreth orës 19:30h të ditës së djeshme një rrufe ka goditur në vendbanimin afër stacionit hekurudhor në Preshevë, me ç’rast shtëpia e Stanoje Dimkoviqit ka pësuar dëme të mëdha materiale. Siç ka përshkruar pronari i shtëpisë, ngjarja kishte ndodhur deri sa ai me vajzën e tij po qëndronin para shtëpisë kur rrufeja ka goditur antenën televizive mbi çatinë e shtëpisë. “Isha duke biseduar me vajzën, vetëm kur dëgjova një krismë të fuqishme. Pash që kulmi ishte goditur dhe çatia kishte rënë poshtë, menjëherë kam vrapuar kur kam parë se edhe tavani mbi banjë  ishte shembur. Për fat të mirë që nuk ishte vajza në dhomën e saj , përndryshe mund të kishte pësuar “, ka thënë Dimkoviq për RTP-në. Përveç këtij qytetari, nga rrufeja kanë pësuar edhe shumë shtëpi të banorëve të tjerë të cilat kanë dëme kryesisht në aparaturën elektronike./Titulli.com/
Homazhe pa lapidar
"Prishtina dhe Tirana kërkuan zgjerimin e koalicionit në Bujanoc"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration