"Prishtina dhe Tirana kërkuan zgjerimin e koalicionit në Bujanoc"
Lokale

"Prishtina dhe Tirana kërkuan zgjerimin e koalicionit në Bujanoc"

04.May.2013 10:22
0
Koalicioni i deritashëm në Bujanoc, me 23 nga gjithsej 41 mandate, i përforcuar edhe me gjashtë këshilltarë komunalë të Lëvizjes për Progres Demokratik, të Jonuz Muslit, do të zgjedhë në mbledhjen e ardhshme për kryetar të asamblesë komunale të Bujanocit pikërisht Jonuz Musliun, ish-udhëheqësin politik të UÇPMB-së. Sipas gazetës Blic, “këtë lëvizje politike secila nga palët e arsyeton me argumente të veta, por është e sigurt se bëhet fjalë për urdhra politikë nga Prishtina”. “Jo, s’bëhet fjalë për kurrfarë urdhrash politike. Me marrëveshjen e koalicionit me partinë e Jonuz Musliut ne kemi përforcuar dhe stabilizuar parlamentin lokal”, tha kreu i komunës, Nagip Arifi nga Partia Demokratike, e cila ka fituar më së shumti vende këshilltarësh në asamblenë komunale në zgjedhjet e fundit lokale. Sipas marrëveshjes, partneri i ri i koalicionit fiton postin e kryetarit të asamblesë komunale, sekretarin e këshillit komunal dhe dy vende në këtë këshillë, dy poste të kryeshefave, postin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, drejtorit të Organizatës turistike, si dhe të Qendrës për punë sociale. Vetë Jonuz Musliu ka vlerësuar se kjo marrëveshje i jep perspektivë qeverisjes lokale, kurse qytetarëve siguri dhe besim. “Pra kemi bërë atë që është në interes të shqiptarëve dhe serbëve në Bujanoc”, ka thënë Musliu. Përfaqësuesit më të lartë politikë të serbëve lokalë në Bujanoc nuk kanë asgjë kundër marrëveshjes së re të koalicionit ndërmjet Arifit dhe Muslit. Sipas burimeve të korrespodentit të Blicit nga Bujanoci, Prishtina dhe Tirana kanë qenë kundër koalicionit të deritashëm dhe kanë kërkuar zgjerimin e tij me LPD-në. “Prishtinës para së gjithash nuk i ka konvenuar që në pushtetin lokal nga katër parti shqiptare tri sosh të qëndrojnë në opozitë, kurse në anën tjetër që të tri partitë serbe të participojnë në pushtetin lokal. Nuk është turp të thuhet që na kanë urdhëruar vendosmërisht që ta ndryshojmë këtë gjendje”, tha një burim shqiptar i gazetës Blic./Titulli.com/
Rrufeja godet në Preshevë, shpëtojnë qytetarët
Lugina ftohet në panairin “Prishtina 2013”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration