Homazhe pa lapidar
Lokale

Homazhe pa lapidar

05.May.2013 13:25
0
xhandarmeriaNë Preshevë sot u mbajtën homazhe dëshmorëve në vendin ku dikur qëndronte lapidari me emrat e 28 dëshmorëve të UÇPMB-së Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB), sot në sheshin e dëshmorëve, para ndërtesës së administratës në Preshevë ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve, raporton Titulli. Në këtë përkujtim morën pjesë përfaqësuesit e OVL-së nga Presheva e Bujanoci, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, të cilët nderuan gjakun e dëshmorëve. Të pranishmit vendosën kurora me lule ndërsa kërkuan edhe njëherë kthimin e lapidarit me 28 emrat e dëshmorëve, i cili u hoq nga sheshi i Preshevës nga forcat serbe të xhandarmërisë më 20 janar të këtij viti. Edhe pse liderët politikë të Luginës kishin filluar negociatat me zyrtarët e Beogradit të ndërmjetësuara nga OSBE për kthimin e lapidarit të dëshmorëve në një lokacion tjetër në Preshevë, deri më sot nuk kemi asgjë konkrete rreth kthimin të saj./Titulli.com/
Arifi: Prishtina të na ndihmojë e jo të na vendosë masa represive
Rrufeja godet në Preshevë, shpëtojnë qytetarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration