Reportazh: Kur ishte Norça nuk ishte Presheva
Lokale

Reportazh: Kur ishte Norça nuk ishte Presheva

24.Dec.2018 10:35
0

“Kur ishte Norça nuk ishte Presheva”, kështu përcillet legjenda mbi fshatin Norçë brez pas brezi.

Fshati ka afërsisht 300 shtëpi me rreth 1350 banorë, sikurse nga të gjitha fshatrat e kësaj zone edhe nga Norça, shumica dërmuese e popullatës janë në mërgim.

 Fshati gjendet buzë malit, para vetes e ka fushën dhe është shumë afër qytetit të Preshevës, kjo pozitë mbase e ka bërë që Norça të jetë ndër vendbanimet më të lashta të këtij rajoni.

“Bujqësia e blegtoria janë sferat ku më së shumti janë të angazhuar qytetarët e këtij fshati, ndërsa ka pak të punësuar nëpër institucionet shtetërore dje një numër ushtron veprimtari të ndryshme”,  ka vlerësuar Qazim Hasani, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit  Norçë.

 Ilir Aliu, është ndër blegtorët e paktë të fshatit, ai ka 150 kokë dele, ndërsa ka tre vëllezër që punojnë në Perëndim, megjithatë nuk heq dorë nga blegtoria, thotë se kjo punë i sjell fitim dhe kënaqësi.

Migjen Nuredini, bashkë me familjarët e tij ka disa vite që kultivon perime të ndryshme në sera, ai ka aplikuar për subvencione që ndanë pushteti lokal. Prodhimet e tija kryesisht i shet në shitoren familjare por edhe në tregun me shumicë.

Sikurse në të gjitha vendbanimet edhe në shkollën e fshatit është evidente rënia e numrit të nxënësve, ndërsa problem mungesa e teksteve mësimore.

Dikur në Norçë, jetonin kryesisht nga bujqësia e blegtoria, ndërsa kishte nga qytetarët që punonin në fabrikat të cilat funksiononin në Preshevë. Organizimet e rinisë së Norçës ishin mjaftë në zë.

“Tani në mungesë të perspektivës, rinia destinacion ka mërgimin. Por, megjithatë sa herë që e kërkon nevoja e organizimeve banorët e kryesisht rinia i përgjigjen aksioneve”,  thotë i pari fshatit, Qazim Hasani.

Shpresa për një jetë më të mirë, është ajo që mban banorët e Norçës të jenë këmbëngulës në punë dhe në ruajtjen e këtyre vatrave shekullore./B.R/Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration