QSA zbutë dimrin për familjet tërnocase (Foto)
Lokale

QSA zbutë dimrin për familjet tërnocase (Foto)

15.Jan.2015 17:28
0
Organizata joqeveritare, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA), në aksionin e vazhduar sot, në kuadër të projektit "Përkrahja dimërore", ka ndarë nga pesë metra dru për gjashtë familje në fshatin Tërnoc të Komunës së Bujanocit.

Duke parë kushtet e rënda ekonomike dhe motin e ftohtë që po mbretëron në këtë rajon, QSA me seli në Preshevë, me ndihmën e organizatës ndërkombëtare “Muslime helfen” këtë dimër po furnizon me dru për ngrohje 250 familje nga komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Në mesin e përfituesve në Komunë të Bujanocit janë 75 familje, gjashtë prej të cilave sot iu gëzuan kësaj ndihme.

Këto familje, të përzgjedhura në bazë të kritereve të përcaktuara më herët, falënderuan sot donatorin dhe implementuesin, pasi mungesa e ngrohjes në këto ditë të ftohta në Luginë, është shkaktarë i shumë problemeve shëndetësore, si tek të moshuarit ashtu edhe tek fëmijët.

Kryetari i QSA-së Lejlan Sadiku, në një prononcim për portalin Titulli.com tha se sot kanë vazhduar me implementimi e projektit “Përkrahja dimërore” edhe në fshatin Tërnoc, në lagjen Kolloni, ndërsa i njëjti projekt është duke realizuar në vendbanime të tjera të kësaj komune, me përjashtim ato malore, ku është vlerësuar se banorët kanë qasje më të lehtë për furnizim me dru.

“ -Muslime helfen- është organizatë e cila ka marrë përsipër që të mbuloj harxhimet për projektin “Përkrahja dimërore” duke e bërë Luginën e Preshevës lidere në përfitimin falas të drunjve, nga çdo vend tjetër në botë ku implementohen projekte të tilla”, u shpreh Sadiku.

Ai njëherit theksoi se, përveç familjeve shqiptare, përfitues të kësaj ndihme janë edhe familjet rome e ato serbe të këtij rajoni.

Projekti i QSA-së “Përkrahja dimërore” pritet që të përmbyllet me përfundimin e muajit janar, ndërsa Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit do të vazhdojë edhe më tutje me projekte tjera që në fokus kanë solidarizimin dhe avancimin e familjeve në nevojë. /Titulli.com/

Marzia Cimmino takon Musliun, Lugina mbetet prioritet i OSBE-së
Materniteti në Preshevë rri mbyllur, Vuçiqi i premton serbëve në Pasjan (Audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration