Promovohet në Gjilan “Kulla e Bashkimit” e cila kujton luftën e UÇPMB-së
Lugina

Promovohet në Gjilan “Kulla e Bashkimit” e cila kujton luftën e UÇPMB-së

08.May.2019 07:55
0

Në fshatin Kosaq të Gjilanit është promovuar “Kulla e Bashkimit”  e UÇPMB-së në të cilën morën pjesë ish luftëtarë, veteran dhe përfaqësues politik e institucional.

Për të nderuar luftëtarët e lirisë nga Lugina e Preshevës, në inaugurimin e kullës së Bashkimit erdhi edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Garda e nderit e Republikës së Kosovës e ngriti flamurin kombëtarë, të cilin e nderuan të pranishmit. Ahmet Isufi ,  alias komandant Rexha tha se kjo tregon për një vazhdimësi të luftës së lavdishme kur gjithë populli shqiptar u ngrit në këmbë për ta fituar lirinë  e vet.

Duke uruar për kullën e bashkimit kryeministri Haradinaj, tha se rruga e tyre për liri  dhe se Shefket Musliu  ishte një luftëtarë i zoti i Dukagjinit dhe i atdheut, bashkë me bashkëluftëtarë të shumtë nuk e ndalën asnjëherë rrugën e tyre për liri dhe të drejtat e tyre.

Kryeministri i Kosovës Kryeministri Haradinaj e nderoi Shefket Musliun me dekoratën Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me motivacionin për kontributin e tij për liri.

Komandant i ish- UÇPMB-së, Shefket Musliu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë hapje solemne dhe familjet e dëshmorëve.

Në ceremoninë e inaugurimit të Kullës së Bashkimit, nuk munguan as fjalimet e përfaqësuesve të Organizatave të Veteranëve të Luftës, përfaqësuesve të komunave të Luginës së Preshevës si dhe veprimtarëve të shumtë të pranishëm në këtë eveniment./Baki Rexhepi/

Organizohet festivali " Gëzimi Ynë " në Preshevë
Hurmat konsumohen shumë gjatë muajit të Ramazanit, por sa janë të shëndetshme ato?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration