“Progresi Evropian”, program për zhvillimin e jugut të Serbisë
Lokale

“Progresi Evropian”, program për zhvillimin e jugut të Serbisë

26.Mar.2014 13:36
0
Vazhdohet programi i BE-së për përkrahjen e projekteve për zhvillim në jug të Serbisë - “Progresi Evropian”. Shefi i BE-së në Serbi Michael Davenport, ka thënë se do të vazhdohet me programin “Progresi Evropian, transmetojnë mediat serbe. “Bashkimi Evropian në Serbi zhvillon rreth 500 projekte, mirëpo EU PROGRES është njëri prej më të rëndësishmëve dhe më gjithëpërfshirës, pasi që i ka shërbyer zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, shërbimeve komunale, shëndetësisë, ndihmë grupeve të rrezikuara sociale, barazinë gjinore, zhvillim në arsim dhe kulturë”, është shprehur në Nish shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Michael Davenport, transmeton JugPress. “Edhe pse po përmbyllet EU PROGRES, ndihma për zhvillimin e jugut dhe jugperëndimit të Serbisë do të vazhdojë përmes programit të ri ‘Progresi Evropian’ i cili së shpejti do të fillojë”, ka theksuar Davenport. Duhet theksua se BE përmes projektit të ri të quajtur “Progresi Evropian” do të investojë 24,6 milion euro në 34 komuna. [caption id="attachment_113278" align="aligncenter" width="640"]Lokacioni i kontestuar, i caktuar nga qeverisja lokale per ndertimin e objektit universitar (Foto: 25.03.2014) Lokacioni i kontestuar, i caktuar nga qeverisja lokale per ndertimin e objektit universitar (Foto: 25.03.2014)[/caption] Mirëpo, vlen theksuar se nga vet fakti se komuna e Bujanocit deri më tani nuk ka arritur të shfrytëzojë 1.2 milion eurot e parapara nga programi i parë “EU PROGRES” për ndërtimin e objektit universitar, kjo tregon se ky investimi mund të bartet në vazhdimin e programit të ri “Progresi Evropian”. Nga kjo humbës mund të dalë vet komuna e Bujanocit, e cila në vend që në programin e ri të BE-së “Progresi Evropian” të kërkohej financimin e  ndonjë projekti të ri, udhëheqësia komunale për të mbajtur premtimin e dhënë për ndërtimin e objektit universitar duhet që nga fondi i ri të shfytëzojë mjetet për të njëjtin investim. Vlen theksuar se ndërkombëtarët gjatë takimeve me liderët shqiptar të kësaj komune për të përshpejtuar procesin rreth ndërtimit të këtij objekti, kanë shprehur shqetësimet lidhur me lokacionin e përcaktuar nga pushteti lokal. Ky lokacion është në kontekst gjyqësor dhe se komuna në vitin 1996 këtë patundshmëri ia ka bartë në pronësi sipërmarrjes HEBA. Udhëheqësia komunale për ndërtimin e këtij objekti ka zgjedhur pikërisht këtë lokacion kontestues i cili gjendet përballë shtëpisë së shëndetit, në kuadër të cilit do të vendosej edhe Fakulteti ekonomik i Suboticës dega në Bujanoc./Titulli.com/
Nxënësit e Nesalcës “pushimet” i bëjnë me lopët!
Danaj: Lugina ka të drejtë të bashkohet me Shqipërinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration