Danaj: Lugina ka të drejtë të bashkohet me Shqipërinë
Lokale

Danaj: Lugina ka të drejtë të bashkohet me Shqipërinë

26.Mar.2014 09:56
0
Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj, u shpreh se Lugina e Preshvës ka të drejtë ligjore të bashkohet me Shqipërinë. Sipas tij, kërkesa e Partisë LPD dhe e kryetarit të saj Jonuz Musliu, është një kërkesë e drejtë, e pjekur dhe në kohën e duhur. “Lugina e Preshevës është një territor shqiptar që iu shkëput Shqipërisë Natyrale nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës, së bashku me dhjetëra mijëra kilometra katrorë të tjerë, siç ishin Shqipëria Verilindore, Shqipëria Lindore nën Maqedoni, Çamëria dhe trojet shqiptare nën Mal të Zi”, thotë ai. I pyetur se a është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kërkesa për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë, Danaj u përgjigj se po. “Franca sot konsideron territore të saj një grup ishujsh mijëra kilometra katrore larg Francës në Amerikën Qendrore, si San Martin, Martinikë etj. Britania e Madhe konsideron territore të saj ishujt mijëra kilometra larg, si ishujt Malvine afër Argjentinës. Ato i quajnë këto si territore “përtej Detit”. Rusia konsideron territor të saj provincën e Konigsbergut (Kaliningradit), mijëra kilometra larg Rusisë. Dhe, kjo është konsideruar në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare. Përse të mos konsiderohet e tillë edhe kërkesa për bashkimin e Luginës së Preshevës me Shqipërinë”? Sipas Danajt, Krimea zhvilloi referendum dhe u bashkua me Rusinë me pretekstin se në Ukrainë erdhën në pushtet forcat nacionaliste dhe ultranacionaliste. Ndërkaq, në Beograd, në zgjedhjet e fundit parlamentare erdhën në pushtet forcat ultranacionaliste të Vucicit dhe Dacicit të cilat zotërojnë 82 për qind të Parlamentit serb. “Këto forca në të kaluarën shumë të afërt janë të njohura për gjenocidin e tyre ndaj shqiptarëve në mbarë trojet shqiptare. Sot synimi I tyre është i ashtuquajturi spastrim ‘demokratik’ i Luginës. Shembulli i qytetit të Medvegjës dhe spastrimi i tij nga shqiptarët pas viteve 2000, e vërteton më së miri strategjinë e ultranacionalizmit serb”. Danaj theksoi se të gjitha partitë politike në Luginën e Preshevës duhet ta mbështesin kërkesën e Musliut, si dhe të gjitha partitë politike në Tiranë dhe Prishtinë, pasi thotë se kjo është një “kërkesë e mbështetur plotësisht në të drejtën ndërkombëtare”.
“Progresi Evropian”, program për zhvillimin e jugut të Serbisë
S'do të rrimë duarkryq...
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration