Nxënësit e Nesalcës “pushimet” i bëjnë me lopët!
Lokale

Nxënësit e Nesalcës “pushimet” i bëjnë me lopët!

26.Mar.2014 14:28
0
Prindërit, nxënësit e të cilëve vijojnë mësimin në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë kanë shprehë shqetësimin për një dukuri të pazakontë që po ndodhë në hapësirat e këtij institucioni arsimor. Sipas prindërve të cilët janë ankuar në Portalin Informativ Titulli, gjithçka është në rregull derisa fëmijët e tyre nuk dalin në pushimet e gjata në shkollën fillore të fshatit Nesalcë të komunës së Bujanocit. [caption id="attachment_113443" align="aligncenter" width="640"]Lopët në oborrin e shkollës "Ali Bektashi" - Nesalcë Lopët në oborrin e shkollës "Ali Bektashi" - Nesalcë[/caption] “Në kohën kur nxënësit e kësaj shkolle duhet të relaksohen, atyre pushimin ia prishin bagëtitë, në të shumtën e rasteve lopët, të cilat oborrin e shkollës e kanë bërë si kullosë ”, i ka thënë Titullit me anonimitet njëri nga prindërit, i cili edhe i ka dërguar fotografitë për të vërtetuar këtë ngjarje. [caption id="attachment_113444" align="aligncenter" width="640"]Lopët në oborrin e shkollës "Ali Bektashi" - Nesalcë Lopët në oborrin e shkollës "Ali Bektashi" - Nesalcë[/caption] Ata të irrituar këtë dukuri e shprehin publikisht me kërkesën që lopët të lëshohen në kullosa e jo në oborr të shkollës, hapësirë kjo institucionale dhe të cilën mund ta shfrytëzojnë nxënësit dhe kolektivi i shkollës, por jo edhe kafshët./Titulli.com/
Musliu: Rama më parë të ndalojë në Bujanoc dhe pastaj të vazhdojë për Beograd (video)
“Progresi Evropian”, program për zhvillimin e jugut të Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration