Lugina ftohet në panairin “Prishtina 2013”
Lokale

Lugina ftohet në panairin “Prishtina 2013”

03.May.2013 08:31
0
panairi-prishtineZyra për Zhvillim Ekonomik Lokal e cila funksionon në kuadër të administratës komunale në Bujanoc  i njofton bizneset dhe në përgjithësi  veprimtaritë dhe prodhuesit e ndryshëm nga Komuna e Bujanocit por edhe nga ajo e Preshevës se më 8 maj do të hapet panairi ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”. Me qindra ekspozues të ndryshëm  nga shtetet e rajonit dhe mbarë Evropës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë panair i cili është tradicional dhe mbajtja e tij organizohet që nga viti 2001. Komuna e Bujanocit pas nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës duke filluar nga viti 2013-të dhe gjithnjë në të ardhmen do ta ketë në dispozicion  edhe stendën e vetë falas përmes së cilës do të i prezantoj kapacitetet dhe potencialet e veta para qindra mijërave të vizitorëve në këtë Panair. Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal fton bizneset nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës për ta shfrytëzuar stendën e Komunës së Bujanocit në këtë panair që ta ekspozojnë materialin propagandistik, katalogët dhe eksponatet e veprimtarive dhe prodhimeve të veta para vizitorëve, sikur që munden  të organizojnë edhe takime pune me afarist të ndryshëm pjesëmarrës në Panairin ndërkombëtar “PRISHTINA 2013”. Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal në Bujanoc, po ashtu njofton se personeli i i saj është në dispozicion për afaristët dhe prodhuesit nga Lugina e Preshevës për të i asistuar në lidhje me panairin./Titulli.com/
"Prishtina dhe Tirana kërkuan zgjerimin e koalicionit në Bujanoc"
Mërgimtarëve nga 41 euro, Luginës 80 euro!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration