PreFoto, model i promovimit të Preshevës, fotografia nga Kosova fiton vendin e parë (foto&video)
Lokale

PreFoto, model i promovimit të Preshevës, fotografia nga Kosova fiton vendin e parë (foto&video)

26.Nov.2017 19:21
0
Në sallën e shtëpisë së kulturës në Preshevë në mënyrë solemne është hapur mbrëmë ekspozita ndërkombëtare e fotografisë "PreFoto" dhe morrën pjesë përfaqësues të jetës publike e shoqërore dhe simpatuzes të fotografisë.

Drejtori artistik i këtij organizimi, Edon Agushi duke ju dëshiruar mirëseardhje të gjithëve tha se ky aktivitet është bërë tradicional në Preshevë.

“Është një gjë e mirë që e ktheu vëmendjen e Preshevës duke e njohur edhe më gjerë e jo vetëm në trevat shqipëfolëse. PreFoto do ta promovojë Preshevën edhe në vende tjera”, u shpreh mes tjerash Agushi, shkruan Titulli.com.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës në Kosovë, Valon Kashtanjeva i emocionuar përshëndeti këtë aktivitet duke thënë se do të mbështet edhe më shumë në të ardhmen ngjarje kulturore në Luginë të Preshevës.

Vlerësimin e  fotografive në konkursin e fotografisë ndërkombëtare “PreFoto” në Preshevë e kanë bërë juria në përbërje të  Arbes Fusha nga Shqipëria, Vladimir Jovanovski nga Maqedonia dhe Mumin Jashari nga Kosova.

Sipas tyre çmimi i parë shkoi për fotografinë Bleron Çaka nga Kosova,  vendi i dytë i takoi Moldavisë me fotografinë “On the way to the market” , Anatolie Poiata dhe vendi i tretë iu nda Willem Halbach nga Holanda me fotografine “ Between concrete”.

Anëtari i jurisë, Arbes Fusha theksoi se në mesin e shumë fotografive të mira juria përzgjodhi këto fotografi ndërsa çmimin special ja ndanë fotografit nga Turqia, Musa Talasli me fotografinë “After an earthquake” dhe çmimin inkurajues, e fitoi Iliada Ndoçi nga Shqipëria.

Përfaqësuesit e organizimit të konkursit ndërkombëtar të fotografisë “PreFoto” kanë njoftuar se kanë marrë pjesë 70 fotografi nga 31 shtete të botës dhe ky ishte edicioni i 7-të.

Ekspozita do të jetë e hapur për 15 ditë në objektin e shtëpisë së kulturës në Preshevë./Titulli.com/

Botohet në anglisht antologjia poetike "ROZAFA'S MILK" e poetëve shiptaro-amerikan në Amerikë
Ja si ia thotë këngës me çifteli presidenti Ilir Meta në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration