Përdorni këtë “hile” për të mbajtur mend çdo gjë që lexoni
Trupi dhe shëndeti

Përdorni këtë “hile” për të mbajtur mend çdo gjë që lexoni

23.Mar.2020 09:43
0

Shumë prej nesh i harrojnë shpejt informacionet me të cilat janë të ekspozuar. Truri ynë është zhvilluar për ta bërë këtë gjë. Kjo është një gjë e mirë sepse pjesa më e madhe e informacioneve ndaj të cilave jemi të ekspozuar janë të parëndësisshme.

Informacioni vjen në trurin tënd, kalon nëpërmjet sensorëve të memories dhe memories afatshkurtër dhe në fund në përpunimin e memorieve. Përpunimi në memorie zgjat rreth 80 minuta. Nëse ne nuk i japim trurit tonë një arsye te mirë për të integruar informacionin në memorien afatgjatë, ai zhduket gjatë përpunimit.

Për të integruar informacione të reja në brendësi të memories afatgjatë, ne duhet të mendojme për to. Të mësuarit kërkon 2 gjëra për të qënë efektiv:
1. Informacioni i ri duhet të përsëritet
2. Informacioni i ri duhet të jetë i lidhur me njohuri të mëparshme

Pra, nëse ju doni të mbani mend ato që lexoni, ju duhet të ndaloni shpesh gjatë të lexuarit dhe të mendoni për ato që keni lexuar. Përsëritini ato ! Përmblidhini ato ! Identifikoni strukturën ! Kërkoni një lidhje midis idesë së re dhe atyre që dini. Lidhini ato me kujtime të mëparshme. Lidhini me ato me emocione.

Këto dy të fundit mund të bëhen në disa mënyra. Emocionet mund të jenë një mënyrë e mirë për t’i bërë “thirrje” kujtesës. Shpejt, thoni emrat e 7 zyshave që keni patur në klasën e shtatë. Me shumë mundësi nuk mundeni. Me siguri do ju kujtohen tre ose katër dhe më pas të dyshoni. Pse? Shikoni ato të cilët keni kujtuar. Ju mbani mend ato zysha, mësimi i të cilave, ju ka bërë të lumtur. Ju mbani mend ato zysha, mësimi i të cilave, ju a zemëruar. Ju nuk mbani mend ato zysha me të cilat nuk keni patur kujtime emocione afatgjata. Muzika gjithashtu mund të jetë një ndihmë e madhe ndërkohë që lexoni.

Proteina kundër plakjes, garancia e shëndetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration