Partia Demokratike: Arsiq nuk mundë të flas në emër të shqiptarëve të Medvegjës
Lokale

Partia Demokratike: Arsiq nuk mundë të flas në emër të shqiptarëve të Medvegjës

31.Aug.2018 14:20
0
Partia Demokratike dega në Medvegjë është distancuar nga deklarata e kryetarit të komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq i cili kishte deklaruar me parë se shqiptarët e kësaj komune nuk duan të bashkohen me Kosovën.

Në komunikatën e PD-ës dega në Medvegjë thuhet se Nebojsha Arsiq mund të flas vetëm në emrin e tij personal si dhe të partnerit të koalicionit, transmeton Titulli.com.

Komunikatë nga Partia Demokratike dega në Medvegjë:

Partia Demokratike me seli në Bujanoc, dega në Medvegjë distancohet nga deklarata e kryetarit të komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, i cili në deklaratën e dhënë mediave serbe thotë se shqiptarët e Medvegjës nuk dëshirojnë t’i bashkëngjiten Kosovës.


Ai mund të flas në emër të tij dhe të qeverisjes lokale. Ai gjithashtu mund të flas në emër të partnerit të koalicionit në pushtet (PVD e Riza Halimit), por kurrsesi në emër të vullnetit të shqiptarëve të Medvegjës.

PD-ja me seli në Bujanoc, dega në Medvegjë gjithmonë do ta respektojë vullnetin e shprehur në referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, dhe deklaratat e miratuara në nivel të Luginës.

Pra, shqiptarët e Medvegjës kanë shprehur vullnetin dhe nuk kanë nevojë që dikush tjetër të flas në emër të tyre.

Zyra për informim e degës së PD-së në Medvegjë,

Salihu sqaron: Nuk e njihja kush ishte "King Kobra" i Kosovës
Tahiri: Ne nuk po kontestojmë kufijtë, vetëm duam të na bashkohet Kosova Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration