Parlamenti i nxënësve në Parlamentin Komunal (foto)
Lokale

Parlamenti i nxënësve në Parlamentin Komunal (foto)

24.Apr.2013 21:11
0
Nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” sot kanë zhvilluar një mbledhje të radhës në hapësirat e Kuvendit Komunal të Bujanocit. Parlamenti i nxënësve të këtij institucioni arsimor për dallim nga mbledhjet e kaluara sot në ndërtesën e administratës komunale diskutuan për organizimin në parlament, shpërblimet për nxënësit më të mirë nga secili drejtim si dhe për ekskursionin. Kryetari i Komunës Nagip Arifi i dëshiroi mirëseardhje nxënësve derisa shtoi se në këtë “shtëpi” dyert do të jenë gjithmonë të hapura për ta.parlamenti nxenesve1 “Ju jeni ata që një ditë do të na zëvendësoni neve dhe ne po mundohemi që kushtet në arsimin e mesëm të jenë sa më të mira në mënyrë që ju të arrini qëllimet tuaja”, tha para nxënësve Arifi duke falënderuar njëherit edhe drejtorin e shkollës, Zejni Fejzullahun që ka gjet mundësinë dhe kohën për të sjellë nxënësit në këtë institucion. Ndërsa kryetari i Parlamentit të nxënësve Mentor Zeqiri tha “sot për dallim nga takimet tjera jemi këtu në sallën e Kuvendit Komunal”. “Besoj se ne si nxënës u ambientuam dhe pamë se ku zhvillohen mbledhjet e Kuvendit Komunale”, u shpreh Zeqiri i cili njëherit tha se mbledhja e Parlamentit të cilën e udhëhoqi ai ishte shumë produktive. Kjo është hera e parë që anëtarët e Parlamentit të nxënësve të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc të zhvillojnë një mbledhje në sallën e Kuvendit Komunal./Titulli.com/ parlamenti nxenesve2
Zvarritet nostrifikimi i diplomave për studentët e Luginës
“Medvegja nuk u shpërngul vetëm nga politika serbe, por edhe ajo shqiptare”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration