“Medvegja nuk u shpërngul vetëm nga politika serbe, por edhe ajo shqiptare”
Lokale

“Medvegja nuk u shpërngul vetëm nga politika serbe, por edhe ajo shqiptare”

24.Apr.2013 19:20
0
Shoqata Humanitare (SH.H) Medvegja me seli në Fully të kantonit të Valisit pas një aktiviteti më shumë se 30 vjeçar humanitar e shoqëror (ndihma shqiptarëve të Kosovës) ndjen obligim moral ta thotë fjalën e vet lidhur me marrëveshjen serbo-kosovare të Brukselit. “Indinjata jonë lidhur me këtë marrëveshje adresohet kryesisht ndaj palës Kosovare e cila siç po shihet në asnjë segment jo që nuk e zenel nezirishqyrtoi çështjen e Medvegjës, por as që e përmendi kund në draft marrëveshjen e siç kemi kuptuar Medvegja, por as Presheva e Bujanoci as që kanë qenë në agjendën e bisedimeve”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate shqiptare. SH.H. Medvegja “konsideron se përfshirja së paku e Medvegjës por edhe e Bujanocit e Preshevës në bisedime ishte shans historik që u injorua si nga Bashkimi Evropian por edhe nga legata e Kosovës”, transmeton Titulli. “Shqiptarët e Medvegjës nuk u shpërngulën nga trojet e veta me vullnetin e tyre për shkak të mos-perspektivës jetësore siç pretendohet jo vetëm nga qarqet e politikës serbe por tash edhe nga ato shqiptare, ata u dëbuan dhunshëm pas presioneve ekonomike dhe politike nga se ishin halë në sy dhe zemra dhe dëshmia e përjetësisë shqiptare të pjesës më neuralgjike të Dardanisë. Marrëveshjen e Brukselit e konsiderojmë kontinuitet të tradhtisë ndaj Medvegjës dhe ju sigurojmë se asnjë çast nuk do të ndalen përpjekjet e shqiptarëve të dëbuar të Medvegjës për kthimin në trojet e tyre”, thuhet në letrën Shoqatës Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës, e nënshkruar nga kryetari Zenel Neziri. “Në kërkim të barazisë, ngelëm përjetësisht ne, shqipet e më se gjysmës së Shqipërisë verilindore ! Zoti e bekoftë Shqipërinë verilindore, Zoti e bekoftë Medvegjën”, thuhet në letrën e SH.H. “Medvegja e përkrahur edhe nga shoqata tjetër si motër “Lugina e Preshevës” me kryetar Fazli Musliun./Titulli.com/
Parlamenti i nxënësve në Parlamentin Komunal (foto)
Nisin punimet në rrugën e Tërnocit (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration