Zvarritet nostrifikimi i diplomave për studentët e Luginës
Lokale

Zvarritet nostrifikimi i diplomave për studentët e Luginës

25.Apr.2013 09:43
0
Studentët e Luginës së Preshevës nuk janë të kënaqur si po shkon procesi i nostrifikimit të diplomave të tyre. Madje, për këtë ata i janë drejtuar dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën duke u ankuar se procedura e nostrifikimit të diplomës së tyre po zgjatë më shumë sesa duhet fal papërgjegjësisë së punëtorëve të zyrës përkatëse për nostrifikim në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Kosovës. Megjithëse, këto akuza janë hedhur poshtë nga krerët e kësaj ministrie, përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që të respektojë procedurat dhe afatet ligjore për studentët e Luginës, pasi kanë marrë shumë ankesa në adresë të tyre. Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, ka bërë të ditur për “Zërin” se ka marrë ankesa nga studentët se procedura e nostrifikimit të diplomave po zgjatë më shumë se koha e paraparë për t’u kryer ky proces. Sipas tij në kushtet e parapara ligjore nuk do të duhej të zgjaste mbi dy muaj, por kjo po ndodh dhe më shumë se dy muaj. “Madje, studentët tanë janë ankuar se zyrtarët e Ministrisë së Arsimit as nuk gjenden në zyrat e tyre në orarin e punës kur studentët shkojnë të dorëzojnë aplikacionin apo të interesohen rreth nostrifikimit”. Beqiri tha se ka tre raste që janë punëtorë në këtë këshill dhe kanë këtë problem që të kryejnë nostrifikimin, pasi po zvarriten procedurat. Ai ka theksuar se studentët duhet të udhëtojnë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja dhe të kthehen prapë mbrapsht pa kryer punë. “Ministria e Arsimit duhet ta shqyrtojë këtë çështje të mos maltretohen studentët e Luginës se ata duhet të udhëtojnë disa herë për të njëjtën çështjen për në Kosovë”, ka thënë ai. Për dallim nga studentët që kanë kryer studimet në Kosovë dhe kanë këtë problem, ai tha se studentët që kanë kryer studimet në Tiranë e bëjnë nostrifikimin në institucionet arsimore të Serbisë, pasi Shqipëria njihet si shtet dhe eventualisht mund dikujt t’i kërkohet dhe një provim shtesë, por njohja e diplomës bëhet këtu (Serbi). Përderisa, Serbia nuk njeh Kosovën si shtet nostrifikimi i studentëve që kanë kryer studimet në Universitetin e Prishtinës, bëhet në Ministrinë e Arsimit të Kosovës. E, përfaqësues të ministrisë mohojnë se nuk punohet në këtë zyrë, apo diskriminohen posaçërisht këta studentë. Arbër Morina, zëdhënës në Ministrinë e Arsimit ka thënë se nostrifikimi parashihet të kryhet brenda në një periudhë kohore prej katër muajsh. Ai ka thënë se pavarësisht lëndëve të shumta që ka kjo zyrë çdo kërkesë e studentit procedohet me kohë, pavarësisht është nga Lugina apo vend tjetër. Megjithëkëtë, Morina nuk ka mohuar se mund të ketë vonesa në raste të caktuara, pasi sipas tij, kjo zyrë po has në vështirësi të mëdha kur kërkesa i drejtohet Universitetit ku ka kryer studenti fakultetin për verifikim. Ai ka hedhur fajin tek universitetet që në shumë raste janë të papërgjegjshme, si këtu apo jashtë vendit. “Universitetet ndodh me muaj as që kthejnë përgjigje në email është fjala jashtë vendit, por dhe në këto tonat mund të ketë vonesa në kthimin e përgjigjes së verifikimit dhe nuk përjashtojë mundësinë që edhe studenti mund të shkojë të marrë përgjigje deri në gjashtë muaj”, ka thënë ai për gazetën./Titulli.com/
Medvegja organizon takimin e vendlindjes “Tupalla 2013”
Parlamenti i nxënësve në Parlamentin Komunal (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration