Marrëveshja “kozmetike” u arrit, Lugina duhet të vazhdojë bisedimet
Lokale

Marrëveshja “kozmetike” u arrit, Lugina duhet të vazhdojë bisedimet

20.Apr.2013 14:28
0
[caption id="attachment_48375" align="alignleft" width="276"]Jonuz Musliu Jonuz Musliu[/caption] Marrëveshja e Brukselit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka zgjuar reagimin e menjëhershëm të Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) dhe të liderit të saj Jonuz Musliu. “Nënshkrimi i Marrëveshjes nga dy kryeministrat Thaçi-Daçiq, nuk do të thotë edhe shuarje të strukturave paralele në veri të Kosovës. Përkundrazi, këto struktura me këtë Marrëveshje legalizohen dhe pajisen me kompetenca ekzekutive, të mbështetura nga Prishtina, Beogradi dhe ndërkombëtarët. Efektet negative të kësaj Marrëveshje do të shihen më vonë, jo më larg se në qershor kur Serbia do të fillojë bisedimet për anëtarësimin në BE e Kosova do të vazhdojë me të njëjtat probleme rreth veriut dhe mos implementimit të marrëveshjes”, thuhet në reagimin që sot ka lëshuar LPD, transmeton Titulli. Ky subjekt politik thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës e mbajtën Referendumin, e zhvilluan një luftë të pabarabartë me Serbinë si dhe arritën një marrëveshje paqësore të mbështetur nga ndërkombëtarët, mirëpo edhe pas 12 vjetëve ajo nuk është implementuar dhe se problemet kanë ngelur në pikën zero. “Është e vërtetë se më këtë marrëveshje përfunduan bisedimet Prishtinë – Beograd, por problemet mes dy popujve nuk janë përmbyllur, ato duhet të vazhdojnë për zgjidhjen e problemeve të hapura në Luginën e  Preshevës”, thuhet në kumtesë. Lideri i këtij subjekti politik thotë se dialogu i filluar kohë më parë, në Bujanoc, në mes të përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Trupit Koordinues në prani të OSBE-së, duhet të vazhdohet “Dialogu i filluar kohë më parë duhet të vazhdojë ngase ai ishte, thjesht, “përgatitor”, përndryshe nuk do të ketë qetësi në rajon, paqe dhe stabilitet”, thuhet në reagimin e LPD-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Jonuz Musliu./Titulli.com/
Preshevarët blenë ëmbëlsira për të ndihmuar nxënësit
AMPL prezanton në Tiranë gjendjen e informimit shqip në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration