Preshevarët blenë ëmbëlsira për të ndihmuar nxënësit
Lokale

Preshevarët blenë ëmbëlsira për të ndihmuar nxënësit

20.Apr.2013 16:24
0
[caption id="attachment_69896" align="alignleft" width="200"]Nxënësit gjatë aksionit Nxënësit gjatë aksionit[/caption] Aksioni humanitar me moton “ndihmo edhe ti”, ka bashkuar  nxënësit e gjimnazit “Skënderbeu” të cilët që nga orët e mëngjesit dolën nëpër rrugët e qytetit për të shitur ëmbëlsira. Me paratë e grumbulluara do t’i ndihmojnë moshatarët e tyre. Aksioni në fjalë është përkrahur nga drejtoria e shkollës, profesorët dhe qytetarët. “Ndihmo edhe ti” është iniciativë humane e ndërmarrë sot nga nxënësit e shkollës gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë në mënyrë që të ndihmojnë shokët e tyre maturantë që edhe ata të jenë pjesë e ekskursionit dhe mbrëmjes së maturës. Që nga orët e mëngjesit  nxënësit kanë ofruar  ëmbëlsira  për qytetarët të cilët janë solidarizuar duke i blerë ato që i kishin ekspozuar në disa lokacione. Nxënësi Arianit Ajvazi  tha për RTP se motivi i aksionit është që të gjithë të jenë bashkë në ekskursion, e të gjithë se bashku ti përjetojnë momentet   e paharruara. E në anën tjetër  Alma ka thënë se qytetarët sot kanë shtrirë dorën e tyre për ti ndihmuar kolegëve të saj. Disa vite me radhë nxënësit e gjimnazit "Skënderbeu" vullnetarisht ndërmarrin këtë aksion duke dhënë kontributin e tyre për t’i dalë në ndihmë bashkëmoshatarëve të tyre, të cilët nuk qëndrojnë mirë materialisht. Një aksion të ngjashëm të hënën do të ndërmarrin edhe nxënësit e klasës IV/6 të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc./Titulli.com/
KDNJ: Radhën e ka Presheva
Marrëveshja “kozmetike” u arrit, Lugina duhet të vazhdojë bisedimet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration