AMPL prezanton në Tiranë gjendjen e informimit shqip në Luginë
Lokale

AMPL prezanton në Tiranë gjendjen e informimit shqip në Luginë

20.Apr.2013 13:47
0
Asociacioni i Mediave të Pavarura të Luginës ka shpalosur brengat e informimit shqip në këtë rajon gjatë një takimi që realizoi në Tiranë me përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptar. Të pranishëm në këtë takim ishte Jeton Ismaili nga TV "Spektri" dhe Skender Saqipi nga Portali Informativ Titulli. Ky ishte takimi i parë që përfaqësues nga AMPL prezantojnë opinionit në Shqipëri për gjendjen e informimit dhe ndikimin e medias ne ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës amtare në Luginë. Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar gjatë takimit ka përshëndetur gazetarët të cilët punojnë ne mediat e Luginës dhe ka inkurajuar për punën që bëjnë në ruajtjen e identitetit kombëtar në këtë zonë . Çipa është zotuar se bashkëpunimi me mediat në Luginë do të rritet dhe për mediat e Luginës ka ofruar disa libra për gazetarinë dhe raporte për gjendjen sociale të gazetarëve në Shqipëri. Gjithashtu UGSH ka ofruar edhe një donacion  kryesisht kompjuterë dhe mjete tjera të punës nëpër media. Jeton Ismaili përfaqësues nga AMPL dhe drejtor i TV “Spektri” ka prezantuar një historik të shkurtër për gjendjen e informimit shqip në Luginë. Ismaili njoftoi Unionin e Gazetarëve Shqiptar se informimi shqip ka filluar të lulëzojë pas vitit 2000 në Luginë, sepse deri në atë kohë ishte penguar fjala e lirë nga regjimi i Millosheviqit në Serbi. “Shqipëria përmes platformave digjitale televizive satelitore ka bërë integrimin mbarëkombëtar shqiptar dhe në këtë mënyrë është klutivuar gjuha amtare në rajonin tonë”, deklaroi Ismaili. Asociacioni i Mediave të Pavarura të Luginës do të vazhdojë bashkëpunimin me organizata të ndryshme të vendeve të rajonit që kontribuojnë në avancimin e informimit dhe ruajtjen e kultivimin e gazetarisë objektive dhe të saktë. Ky asociacion është i hapur për bashkëpunim me mediat tjera në Luginë që veprojnë si subjekte juridike mediale dhe që kanë adresë të redaksisë./Titulli.com/
Marrëveshja “kozmetike” u arrit, Lugina duhet të vazhdojë bisedimet
OVL organizonë homazhe në Breznicë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration