Lugina e Preshevës në udhëkryq!
Lokale

Lugina e Preshevës në udhëkryq!

24.Aug.2014 18:43
0
Mandati që po përfundon sipas të parit të Këshillit Kombëtarë, ndonëse ka shënuar themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm, ka identifikuar shumë probleme me të cilat përballen shqiptarët.
Pak ditë para përmbylljes së afatit për dorëzimin e listave zgjdhore për këshillat nacionale në Komisionin Republikan Zgjedhor të Serbisë, asnjë nga subjektet politike që tubojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës deri më tani nuk i kanë dorëzuar listat për pjesëmarrje në këto zgjedhje. 

Këshillat Kombëtare të Pakicave etnike që jetojnë në Serbi, kanë të drejtën dhe kompetencat ligjore për Arsimin, Kulturën, Informimin, përdorimin etë drejtës së gjuhës dhe shkrimit si dhe të drejtat për simbolet kombëtare., raporton RTK.

Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve, mandati i të cilit përfundon në tetor, ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që të marrin pjesë aktive në këto zgjedhje.

Duke pas parasysh kompetencat ligjore që i posedon Këshilli Kombëtarë, sipas Beqirit, partit politike do të duhej që të shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për avancimin e të drejtave të shqiptarëve. 

Mandati që po përfundon sipas të parit të Këshillit Kombëtarë, ndonëse ka shënuar themelimin e këtij institucioni të rëndësishëm, megjithatë ka identifikuar shumë probleme me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë në Serbi. 

Këshillat Kombëtare të Pakicave etnike që jetojnë në Serbi, kanë të drejtën dhe kompetencat ligjore për Arsimin e bashkësisë etnike, Kulturën, Informimin, përdorimin e të drejtës së gjuhës dhe shkrimit si dhe të drejtat për simbolet kombëtare. 

Pjesëtarët e pakicave nacionale kanë të drejtë ligjore deri 72 orë para mbajtjes së zgjedhjeve që të kërkojnë përfshirjen në listë votuese, ndërkohë që zgjedhjet për Këshillat Nacionale do të mbahen më 26 tetor. /Titulli.com/

Vrasësi i preshevarit në Zvicër: Mos u tutni se u kry
Nga shtatori fillon shkolla e gjuhës turke në Bujanoc, regjistrohu tani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration