Limaj: Reciprocitet i serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi
Lugina

Limaj: Reciprocitet i serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi

14.Feb.2019 23:59
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka thënë se Platforma e Kosovës në bisedimet me Serbinë përfshinë edhe reciprocitetin e serbëve në Kosovë me shqiptarët në Serbi.

 Bashkëkryesuesi i Delegacionit shetëror në dialog me Serbinë në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë në minimumin e tyre.   

“Çështja e bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë në Serbi ka qenë e anashkaluar. Kjo platformë për herë të parë thotë se shqiptarët atje duhet t’i kenë të drejtat sikur serbët në Kosovë. Kosova është krenare që më 2007 ka promovuar të drejtat e komuniteteve si asnjë vend tjetër. Ne vlerësojmë që të drejtat e shqiptarëve në Serbi janë në minimumin e tyre”, ka thënë ai.

“Aplikimi i standardeve të Kosovës edhe në Serbi e ndihmon edhe Serbinë”.  

Mustafa: Kosova premton masën e plotë të reciprocitetit për Luginën
Çollaku: Nëse do të ketë korrigjim, ai do të jetë i balancuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration