Kurti e Rama në Lubjanë përshëndeten me shtrëngim duarsh e të qeshura, a i pajtoi Abazoviqi? (foto)
Rajoni dhe Politika

Kurti e Rama në Lubjanë përshëndeten me shtrëngim duarsh e të qeshura, a i pajtoi Abazoviqi? (foto)

28.Aug.2023 06:57
0

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga darka e sotme në Lubjanë të Sllovenisë, ku pjesë e këtij takimi qe edhe kryeministri kosovar, Albin Kurti.  

Në pamjet të cilat mund të shihen në fotografi, ndahet një moment ku Rama dhe Kurti përshëndeten mes vete me një shtrëngim duarsh pasuar edhe me të qeshura.

Image

Aty shihet edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili duket ta kishte rolin e ndërmjetësuesit për pajtimin Kurti-Rama!

Image

Madje në një moment tjetër, kryeministri kosovar Albin Kurti, shihet me atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke ndarë një diskutim, ndërsa të tjerë të pranishëm shkrepin fotografi në ambient, shkruan KlanKosova.

Tutje po në një imazh tjetër, është po kryeministri kosovar, larg atij shqiptar, ndërsa pranë këtij të fundit i shihet kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

 

Image

Takimi u zhvillua në darkën e mikpritjes së kryeministrit slloven, Robert Golob, në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit që pritet të mbahet nesër.

Image

Image

 

Policia zbulon cigare në një garazh në Tërnoc të Bujanocit
Kurti: Normalizimi i raporteve me Serbinë është i vështirë, por i mundur
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration