Koordinator i “Dituria” Bujanoc, Blerim Iseni:Në promovim të vlerave kombëtare dhe fetare
Lokale

Koordinator i “Dituria” Bujanoc, Blerim Iseni:Në promovim të vlerave kombëtare dhe fetare

20.Sep.2019 08:01
0

Koordinator i degës në Bujanoc pranë Shoqatës Dituria, Blerim Iseni deklaroi për Titulli.com edhe pse është njëra ndër OJQ-të më aKtive në qyetin tonë prap mungon përkrahja aq sa duhet në mënyrë që tja dalim. Ai shtonë se OJQ-ja që drejton ka shumë seminare me karakterë edukativ. “Në komunën e Bujanocit janë të regjistruar mbi 50 organizata jo qeveritare, Komuna e Bujanocit po mundohet që t’i ndajë mjete të gjithëve, disave më shumë e disave më pak. Çdo herë Komuna e Bujanocit  nuk e ka mbështetur sa duhet “Diturinë” në konkurse që nga viti 2013 e deri më tani. Ku dihet se shoqata ynë ka qenë dhe është njëra ndër OJQ-të më aktiveqë merret me edukimin jo formal” – theksoi Iseni.

 Qëllimi i SHK-së, Dituria është promovimi i vlerave kombëtare dhe fetare për rininë e Bujanocit. “Shoqata Kulturore “Dituria” si vizion ka promovimin e vlerave të mirëfillta kombëtare dhe fetare si dhe ndërgjegjësimin dhe formimin e rinisë si e ardhmja e këtij vendi. Objektivi ynë kryesor është; të jemi në shërbim të nxënësve dhe studentëve, t’i dalim në ndihmë dhe t’i motivojmë rininë tonë për arsimimin si thelb e një shoqërie të shëndoshë” – tha Iseni.

 Kurse projektet që ka realizuar këtë vit deri më tani, ndër ta janë: dukementarë, panel diskutimi Ditës ndërkombëtare të Librit dhe Autorit dhe projekte të tjera. “Me fillimin e vitit 2019, kemi filluar me ndihmën maturantëve të kryejnë aplikimin për bursë të plotë në fakultet e Republikës së Turqisë.

Gjithashtu, kemi prodhuar dhe promovuar filmin dokumentar i titulluar “Ruajtja e traditës së valleve burimore shqiptare në Luginën e Preshevës", financuar nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë dhe mbështetur nga Këshilli Kombtar Shqiptar.

Më 23 Prill kemi organizuar një Panel Diskutimi për nderë të “Ditës ndërkombëtare të Librit dhe Autorit” në panel kanë qenë prezentë Kryetari i KNSH-së z.Ragmi Mustafa, Prof; Bejzad Abdullahu dhe Drejtori Shoqatës “Dituria” Mr.Nexhmedin Ademi. Në saje të ditës ndërkombëtare të librit dhe autorit, kemi promovuar bibliotekën e shoqatës sonë në qendrën e qytetit e cili numron mbi 2000 libra të ndryshëm. 


Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti, do të organizohet hera e tretë e Programit për të rinj “Rrethi Rinor”, programi në fjalë ka për qëllim aktivizimin e të rinjëve gjegjësisht nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Komunën e Bujanocit dhe studentët, që përmes këtij programi ata të kenë dobi në sferën edukimit dhe vetëdijësimit, ku për bazë të jetë ngritja e vlerave njerzore” – deklaron Iseni.

 Blerim Iseni thekson se pak investohet tek të rinjtë tanë, por ai shton se dalë donatorëve dhe njerëzve të veullnetit të mirë nga diaspora mundohen që ti mbulojnë aktivitet të cilat nuk janë edhe të pakta. “Finansat kurrë nuk mjaftojnë për plan programin tonë, investimi për të rinjët tanë që është e ardhmja e këtij vendi nuk është asgjë krahas sa investohet për ta, por falë donatorëve  dhe njerëzit me vullnet të mirë nga diaspora dhe vendi ynë, po mundohemi që të jemi më afër të rinjëve tanë duke u siguruar atyre një vend të sigurtë dhe angazhim të plotë me aktivitet tona deri më tani” – theksoi Iseni.

  Shoqata Kulturore Dituria në Bujanoc ka filluar punën që nga viti 2013-të me motivin për edukimin dhe motivimin e rinis për arsim. “Me moton “Një jetë kushtuar Diturisë”, Shoqata Kultuore “Dituria” në Preshevë pas një periudhe me sukses në Komunën e Preshevës, mori iniciativën të zhvillon veprimtarinë e vetë edhe në Komunën e Bujanocit. Shoqata Kulturore Dituria duke filluar në vitin 2013 bënë hapjen e kësaj dege në Komunën e Bujanocit duke kompletuar plotësisht objektivin e vet. Misioni ynë është shërbimi i kultivimit e ndjenjave të atëdhedashurisë dhe zhvillimin e vlerave kombtare dhe fetare. Qëllimi ynë është ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e shoqërisë duke qenë paralel me kulturën dhe traditën si bazament i një populli dhe motivim i rinisë për arsimin si thelb i një shoqërie të shëndoshë” – deklaroi koordinator i degës në Bujanoc pranëShoqatës Dituria, Blerim Iseni.

 

 

 

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration